Flash

Kuvendi vendos të enjten për fatin e mandatit të Olta Xhaçkës

Lapsi.al 8 April 2024
Kuvendi vendos të enjten për fatin e mandatit të Olta

Në seancën plenare që pritet të mbahet të enjtën, 11 prill, Kuvendi do të vendosë nëse çështja e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka do i kalojë ose jo Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim.

Gazetari Ergys Gjencaj raporton se gjatë mbledhjes të Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, që u mbajt gjatë ditës së sotme, deputetja Klotilda Bushka kërkoi që duke u bazuar në diskutimet që janë bërë gjatë mbledhjes, të vendoset në seancë plenare nëse Gjykata Kushtetuese duhet të shqyrtojë nese Olta Xhaçkës do i hiqet ose jo mandati i deputetes.

Debatet në mbledhjen e Këshillit të Mandateve:

Lindita Nikolla: Mbledhja të mbyllet. Cështja do të çohet për votim në seancë plenare.

 

Gazment Bardhi: Nuk mund të talleni as me Parlamentin as opozitën. U thamë ta dërgojmë në seancë plenare. Këmbëngulët që të mblidhet këshilli i mandateve. Kush është konkluzioni i kësaj mbledhjeje. Çfarë do i propozojmë seancës plenare

 

Lindita Nikolla: Do i propozojmë raportin që do më paraqisni brenda të mërkurës.

Gazment Bardhi: Kush cili është qëndrimi juaj apo nuk keni marrë akoma telefonatën nga Edi Rama çfarë do të bëni me mandatin. Për çfarë u mblodhëm sot?

Klotilda Bushka: Në bazë të nenit 70 të Kushtetutës do i dërgohet raporti i këshillit të mandative seancës plenare për të vendosur në lidhje me dërgimin e cështjes në Gjykatën Kushtetuese. Do i propozojmë seancës plenare për të vendosur nëse do e cojë në Gjykatë Kushtetuese

Gazment Bardhi: Pra i duhen dhe 48 orë sa të kuptojnë e ka lëshuar apo jo Edi Rama Olta Xhaçkën.

Vijon…

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI