Flash

Kllounët/ Rama dhe Veliaj qahen nga inkuizicioni mediatik

Lapsi.al 8 April 2024
Kllounët/ Rama dhe Veliaj qahen nga inkuizicioni mediatik

Zbulimi i skandalit të drejtorëve të bashkisë, të cilët kalonin paratë publike që tenderonin vetë në kompaninë e tyre private 5D, po aq sa për korrupsionin shtetëror ka qenë një dëshmi për korrupsionin mediatik. Shumica e televizioneve, ato dy kombëtare dhe shumë të tjera të vogla e zhdukën ngjarjen sikur nuk ekzistonte. As në lajmet e tyre, as në emisionet kryesore politike, në prime time, kjo çështje nuk u diskutua.

LEXO ME TEJ:

Andi Bushati: Pse Veliaj po sillet si fajtor mediatik 

Si për ironi ajo u raportua vetëm kur, pas një jave, Rama doli me deklaratë ku mbështeste Veliajn (fotot lart). Por me gjithë këtë, pavarësisht nënshtrimit të turpshëm të mediave, që përdorin frekuenca kombëtare për të informuar publikun, kllounada e Ramës dhe Veliajt nuk pati fund. Në reagimet që ata bënë në fundjavë për arrestimin e drejtorëve që akuzoheshin se kishin abuzuar me 23 tendera, në mbi 20 milionë euro, ata qaheshin se po u bëhet një proces mediatik. Ata bënin viktimën duke u paraqitur si target i inkuizicionit të studiove televizive.

Në tekstin e tij ???? qahej për denigrime nga "killerat mediatikë" që marrin pjesë në "shfaqje televizive me mendësi të errët inkuizicionale".

Armand Shkullaku: Rama-Veliaj, këta shenjtorë që po tradhëtohen nga dishepujt e tyre

Ndërsa, ??????, si gjithmonë më qesharak e kishte më të rëndë dozën e akuzave. Ai foli për "gjatarët profesionistë të shtrigave" që mbajnë "një kravatë moderatori dhe analisti në kolltuqet e spektakleve politike televizive të çdo mbrëmjeje". Ai i etiketonte ata si "inkuizitorët mesjetarë, sigurimsat modernë dhe prokurorët mediatikë nëpër banaqe televizionesh".

Pra po ti lexosh reagimet e Ramës dhe Veliajt të duket se ndaj tyre është bërë nami me akuza për skandalin e drejtorëve të kompanisë 5D. Por ndërkohë pjesa më e madhe e mediave, që zotërojnë mbi 90% të aydiencës televizive, as nuk e përmendën fare këtë histori në ekranet e tyre. 

Dokumentat/ Si trukohet një tender në bashkinë e Veliajt

 Tetë zyrtarë të Bashkisë së Tiranës u akuzuan një javë më parë nga Prokuroria e Posaçme, SPAK se kishin ngritur  një skemë korrupsioni që ka mundësuar përfitimin e 23 tenderave publikë nga një kompani private (5D), që dyshohet se zotërohet “de facto” nga Redi Molla dhe Mariglen Qato, i pari ish-drejtor i Ujësjellësit të Tiranës dhe i dyti ish-drejtues i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, administrator i ndërmarrjes së Bashkisë, Tirana DC.

Qato dhe Molla u arrestuan pasi Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tyre, ndërsa 5 zyrtarë të tjerë u lanë në masën e arrestit “detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore”.

©Lapsi.al 

 

Të këshilluara

Zjarr në 3 shtëpi në Kuçovë

Tri banesa në lagjen “1 Maji” në Kuçovë janë përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Mendohet se shkak për rënien e zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike. P...

18:19

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43