Flash

Flet Veliaj: Nuk jam thirrur në SPAK, krenar që kam punuar me drejtorët e arrestuar

Lapsi.al 8 April 2024
Flet Veliaj: Nuk jam thirrur në SPAK, krenar që kam punuar me

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është pyetur sot në Top Story nëse është marrë në pyetje nga SPAK lidhur me arrestimin e disa zyrtarëve të bashkisë së kryeqytetit. Ai tha se nuk është thirrur, por nëse SPAK do e kërkojë, do të shkojë të japë përgjigje.

“Kurdo që më thërrasin, jam i gatshëm. Askush nuk më pyeti. SPAK është organizatë shtetërore, patjetër do shkoj. Nuk më kanë thërritur, nëse më thërrasin patjetër që do shkoja se është i shtetit tim” - tha Veliaj që u shpreh krenar për punët që kishte bërë me personat e arrestuar.

“Është gjykata që i vërteton këto akuza. Sot ka pafundësi akuzash, deri më sot shumica janë rrëzuar ose mbyllur. Nëse është e vërtetë do marrin dënimin e merituar” – tha Veliaj që justifikoi edhe “mosdijeninë” e tij për vjedhjen e tenderave.

“Në bashkinë e Tiranës zhvillohen 1 mijë procedura, 30 ditë në ditë. Ka një gamë të gjerë, edhe prokurorë janë qytetarë të këtij qyteti, në orarin e punës, detyra e tyre është në të gjitha institucionet është të shohin shkeljet, detyra ime është bashkëpunimi” – shtoi Veliaj që më pas u përpoq tra minimizojë çështjen.

“Në 1 mijë procedura që ka bashkia, fakti që sot edhe për 1% jo vetëm që nuk i bëhet rezistencë, por shkresat në Prokurori cohën vetë nga bashkia, çdo gjë që i kërkon Prokuroria. I njoh dhe i kam bashkëpunëtorë, kemi bërë punë të jashtëzakonshme bashkë, Taulanti (Tushe) ka bërë 40 shkolla në Tiranë…”, - tha Veliaj. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Katër hipoteza / Nga i erdhi goditja drejtorëve të Veliajt

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI