Flash

Durrës, vidhet "Range Rover" i sapoblerë

Lapsi.al 8 April 2024
Durrës, vidhet "Range Rover" i sapoblerë

Një automjet tip fuoristradë “Range Rover” është vjedhur me thyerje në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.

Vjedhja ndodhi në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar, përballë një shkolle 9-vjeçare, ku pronari i automjetit parkonte zakonisht automjetin e blerë pak ditë më parë. Kamerat e sigurisë të një biznesi aty pranë kanë fiksuar dhe autorin e vjedhjes së automjetit që vjen në këmbë dhe largohet me automjetin e vjedhur.

“E mora vesh kur u çova në mëngjes për të shkuar në punë dhe pashë që nuk ishte makina. ishte thyer xhami i shoferit. Me anë të kamerave u pa se është marrë në orën 03:30 nga një person i veshur me xhaketë gri dhe kapele të zeza. Pas kësaj ore nuk di më asnjë informacion për makinën”, tha pronari i automjetit, Herald Dervishi.

Automjeti i vjedhur ka pasur sistem alarmi, por ai nuk është aktivizuar. Sipas Dervishit, kohët e fundit ky lloj mjeti ka rënë shpesh pre e hajdutëve, ndërsa apelon për ndihmë dhe kundrejt pagesës.

“Vetëm kësaj lloj makine po i bien. Është Range Rover Evoque i vitit 2012 me motor 2000 nafte. Shpresoj ta gjej dhe me mirëkuptim, ose dhe kundrejt një pagese, shpërblimi. Ta paguaj e të gjej makinën. Shpresoj te i madhi Zot, Policia para, ne prapa.”

Me të marrë denoncimin për vjedhjen e mjetit policia vendore ka bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes, si dhe ka marrë pamjet e kamerave të sigurisë së biznesit të cilat po vlerësohen për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij. Dyshimet janë që automjetet vidhen për tu shitur e përdorur më pas në ngjarje kriminale, por edhe për tu çmontuar për pjesë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI