Flash

Denoncimi/ Grupi në Telegram shpërndan foto intime, autoritetet nuk e mbyllin dot

Lapsi.al 8 April 2024
Denoncimi/ Grupi në Telegram shpërndan foto intime, autoritetet nuk e

Emisioni Fiks Fare ka sjell rastin e një grupi në aplikacionin Telegram me mijëra anëtar të cilët publikojnë foto e video nudo të vajzave.

Përveç fotografive, publikohen edhe video, ku shihen duke kryer akte seksuale, ndërsa poshtë tyre vazhdojnë komentet bullizuese dhe shantazhuese. Pas mbylljes së grupit “Albkings”, me ndërhyrjen e autoriteteve të Kosovës ku u arrestuan 2 të rinj të cilët e administronin. Si vazhdim i tij u krijua grupi “Shqipet 87” i cili me shpejtësi numëron aktualisht rreth 24.600 ndjekës të cilët me adresa fallco apo jo, denigrojnë vajza, gra e të mitur.

Madje marrëzia shkon edhe përtej ku shpërndajnë informacione mbi to, si numra telefonash dhe adresa të vajzave , por jo vetëm aq, pre e këtij rrjeti kanë rënë edhe të miturit. Grupi shërben edhe për gjëra të tjera ilegale. Pra për këta përdorues të këtij grupi në Telegram mosha , masa apo kufinjtë nuk kanë limite.

Gazetarët e Fiksit treguan se sa me lehtësi mund të bëhesh pjesë e këtij rrjeti, dhe në adresën tënde të vijnë qindra mesazhe . Në grupin e denoncuar nga emisioni investigative i quajtur “Shqipet87” ka me mijëra anëtarë online në çdo sekond. Ky aplikacion është në dhjetëshen e programeve më të shkarkuara në botë. Nga të dhënat në mars të këtij viti aplikacioni ka mbi 900 milion përdorues aktive.

Eksperti i IT , Tomi Kallanxhi tha për Fiksin se këto grupe janë më të lehta për t’u hapur se për t’u mbyllur, sepse Telegram është një platformë që nuk përgjigjet. “Autoritet shqiptare mund të merren me anëtarët e grupit, ata mund të identifikohen dhe të përgjigjen para ligjit” - thotë Kallanxhi.

Ndërkohë Altin Hazizi, drejtor i “Qendrës për të drejtat e fëmijëve në Shqipëri” thotë se ky problem është ngritur edhe në Komisionin e Sigurisë në Kuvend, por Telegram është një platformë që nuk përgjigjet, pasi është një aplikacion i hapur në Rusi dhe më vonë për shkak të luftës është shpërngulur në Dubai.

“Na janë adresuar raste ekstreme të dhunës seksuale me të mitur në këto grupe, ndaj shteti duhet ta mbylli këtë rrjet për aq kohë sa aplikacioni nuk ofron siguri dhe nuk përgjigjet” - thotë Hazizi. Ai e vë theksin edhe tek përgjegjësia e prindërve , të cilët nuk duhet t’i publikojnë fotot e fëmijëve në rrjete të pasigurta, pasi ato bëhen pre e pedofilave. Për mbylljen e këtyre grupeve, Telegrami nuk u përgjigjet autoriteteve tona shtetërore. Por jo vetëm autoriteteve tona, ndaj shumë shtete e kanë bllokuar si aplikacion për të ruajtur privatësinë e shtetasve të tyre. /TCH

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI