Flash

Berisha: Ju them pse Rama mbrojti Olta Xhaçkën

Lapsi.al 8 April 2024
Berisha: Ju them pse Rama mbrojti Olta Xhaçkën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar mbledhjen e së hënës të Këshillit të Mandateve, ku PS-ja nuk i hoqi mandatin Olta Xhaçkës. Sipas Berishës, mbrojtja e Xhaçkës është bërë me urdhër të Edi dhe Olsi Ramës.

“Ju e patë sot në parlament se si deputetët e partisë së krimit mbrojtën ndrikull Xhaçkën me urdhër të Edi Ramës dhe jo më pak të Olsi Ramës. Po, po! Sepse në çdo firmë Edi Rama ka 30 përqind. Sepse në hotele, në motele, në resorte dhe çdo gjë ai ka përqindjet e tij.

Ndaj dhe nuk lëshon mandatin e saj. Por ai përfaqëson një kalbësirë që rri në këmbë vetëm për shkak tonin. Ndaj dhe në sulm, në sulm me mosbindje civile gjer në fitore të plotë” – tha Berisha në tubimin për mbështetësit e tij pranë banesës.

“Edhe njëherë, ftoj qytetarët e Tiranës, të enjten në ora 11:00 të jenë të pranishëm në një betejë epike, në mosbindje civile-, në fitore, në fitore të kryeqytetit, në fitore të kombit dhe mbarë Shqipërisë.

Miqtë e mi, të dashur qytetarë, fitorja është në duart tuaja. Ajo pret nga ju të merrni në dorë fatin tuaj. Ajo pret nga ju të ngriheni me guxim kundër armiqve tuaj të egër, kundër hajdutëve dhe bandave të tyre” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Durrës, vidhet "Range Rover" i sapoblerë

Një automjet tip fuoristradë “Range Rover” është vjedhur me thyerje në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Vjedhja ndodhi në lagjen nr.4 të qytetit ...

16:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI