Flash

1 vit më pas/ Si ndryshoi Veliaj qëndrimin për drejtorët e akuzuar

Lapsi.al 8 April 2024
1 vit më pas/ Si ndryshoi Veliaj qëndrimin për drejtorët e

“Gënjeshtër e madhe”. Kështu i konsideroi në 27 prill 2023 kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, akuzat e Belind Këlliçit për Mariglen Qaton. Ky i fundit u akuzua në atë kohë nga Këlliçi se kishte punësuar familjarë në bashki, ndërsa vëllai dhe vjehrri i tij kishin kompani që merrte tenderë prej miliona eurosh nga Bashkia e Tiranës. Në atë kohë Veliaj tha se e kishte verifikuar akuzën kishte bërë kallëzim për shpifje.

“Jam informuar për rastin dhe ka vajtur një akuzë në prokurori për shpifje. Mua nuk më rezulton kështu dhe më rezulton një gënjeshtër shumë e madhe. Dhe pikërisht që nuk është kështu më vjen mirë që ka filluar procedura ligjore dhe unë them do presim. Kjo është e gjitha një shpifje” – tha në atë kohë Veliaj në emisionin "Opinion".

I pyetur një vit më pas për këtë mbrojtje që u bëri drejtorëve të vënë pas hekurave, tani Veliaj e ka ndryshuar muzikën. I pyetur në "Top Story" në TCH se pse në atë kohë i kishte konsideruar gënjeshtra akuzat e opozitës pa i verifikuar, Veliaj tha se akuzat i vërteton gjykata dhe se shumica e akuzave të opozitës janë shpifje.

“Dhe prandaj është gjykata që i vërteton këto. Nëse shikon sot ka pafundi akuzash nga opozita, por nëse shikon deri më sot shumica janë rrëzuar ose janë mbyllur si çështje sepse kanë qenë të pavërteta. Kështu që këtë e vendos gjykata. Nëse kjo është e vërtetë do të marrin dënimin e merituar, nëse është e pavërtetë dhe e paprovuar do të rehabilitohen” – tha Veliaj. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Kllounët/ Rama dhe Veliaj qahen nga inkuizicioni mediatik

Të këshilluara

Durrës, vidhet "Range Rover" i sapoblerë

Një automjet tip fuoristradë “Range Rover” është vjedhur me thyerje në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Vjedhja ndodhi në lagjen nr.4 të qytetit ...

16:48

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI