Flash

Zbulohen propozimet e PD për reformën zgjedhore: Koalicione, lista të përbëra, votim me detyrim

Lapsi.al 7 April 2024
Zbulohen propozimet e PD për reformën zgjedhore: Koalicione, lista

Demokratët i kanë gati propozimet që do paraqesin në tryezën e grupit të dialogut për Reformën Zgjedhore. Oerd Bylykbashi në një intervistë për Televizionin Klan thotë se prioritet i kësaj pakete që do i paraqitet për diskutim edhe grupit parlamentar demokrat janë rekomandimet e OSBE-ODIHR-it dhe marrëveshja e 5 Qershorit të vitit 2020.

"Janë një bazament shumë i fortë për të shtuar rregulla që pengojnë PS-në që të grabisë zgjedhje" - thotë Oerd Bylykbashi.

Koalicionet parazgjedhore dhe rikthimi tek praktika ligjore e viteve 2003-2008 kur në Kodin Zgjedhor ekzistonin të dyja format e koalicionit, ajo me listë të përbërë dhe të përbashkët është një prej propozimeve të demokratëve.

"Ne do të ngulim këmbë që kjo të kthehet sepse duhet të jetë e drejtë e shqiptarëve që të zgjedhin cilën parti duan ata, jo të detyrojë Edi Rama partitë që të futen të gjitha në një listë të vetme. Secila duhet të ketë të drejtën të marrë votën individuale në fletën e votimit. Të ketë listën e saj dhe të ketë deputetët e saj të zgjedhur në kuadër të një koalicioni. Nuk ka asnjë pengesë, ekziston precedent legjislativ shqiptar që për 5 vite kanë bashkëjetuar të dyja format" - thotë deputeti i PD.

Sfidë e radhës mbetet edhe barazia e votës. "Është një raport skandaloz dhe ka arritur në nivelin e dhunimit të barazisë së votës" - shton ai. Votimi i detyrueshëm është një tjetër propozim. "Paguhen para, ushtrohet presion që zgjedhësit të qëndrojnë në shtëpi. Ne do të bëjmë propozimin për votën e detyrueshme" - thotë deputeti.

Vota e emigrantëve është një detyrim kushtetues që demokratët thonë se duhet përmbushur. "Duhet thjeshtuar sistemi i votimit të personave që banojnë jashtë Shqipërisë" - shton Bylykbashi. Sa për listat e hapura, duket se ato nuk janë prioritet, pasi Bylykbashi thotë se Shqipëria hyn në 40 shtetet që kanë të njëjtin version të ngjashëm me tonin.

Në tryezën e grupit të dialogut, grupimi Berisha-Bardhi do vijë edhe me një tjetër propozim që parashikon që krimet zgjedhore të konsiderohen si krime të rënda.  "Të krijohen precedentë, ku njerëzit t’i thërrasin mendjes që do të hyjnë në bela që për të bërë zellin e patronazhistit, do të dëmtojnë votën e qytetarëve" - thotë ai.

Sipas Bylykbashit, të cilit i është dashur të bashkëkryesojë jo pak tryeza reformash elektorale dhe atë të Këshillit Politik, grupi i dialogut i ngritur në Kuvend për Reformën Zgjedhore kërkon shumë vullnet politik, pasi nuk funksionon me rregulla të qarta sikundër komisionet parlamentare, apo ai për Reformën Elektorale.

"Që në momentin kur PS do të ecë me idenë që “për çfarë po biem dakord, ne do shkojmë në seancë plenare dhe do të kërkojmë atje votat” dhe nëse nuk gjendet kompromis, e lëmë Kodin Zgjedhor ashtu siç është. Këto tregojnë qartë kush është vullneti, pra nuk duan të ecin drejt një Reforme Zgjedhore" - tha Bylykbashi. /Marrë nga Tv Klan

Të këshilluara

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës

Një aksident i katërfishstë ka ndodhur në Tiranë-Durrës këtë të shtunë. Aksidenti mes katër makinash ka krijuar radhë të gjata trafiku. Nuk dihet ende shk...

11:44

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI