Flash

Policia bën bilancin javor, 17 shoferë të arrestuar

Lapsi.al 7 April 2024
Policia bën bilancin javor, 17 shoferë të arrestuar

Policia Rrugore ka publikuar raportin javor përsa i takon masave të marra ndaj drejtuesve të mjeteve. Në raport thuhet se përgjatë javës u arrestuan 17 shoferë, të cilët kanë drejtuar automjetet, pa patentë, apo nën efektin e drogës apo alkoolit.

?? Bilanci Javor i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (31.03-06.04.2024):

? 17 persona u arrestuan për vepra penale në qarkullimin rrugor. Përfshihen:

• 8 të dehur në timon

• 3 pa leje drejtimi

• 1 nën ndikim narkotikësh

• 1 i proçeduar në liri pa leje drejtimi

• 1 për shkelje të rregullave të qarkullimit

• 2 për korupsion aktiv

• 1 për trafikim mjetesh

? Janë vendosur 13,302 masa administrative për shkelje të ndryshme, me një mesatare prej 1900 masa në ditë. Ndër to përfshihen:

• 152 për xhama të zinj

• 522 për tejkalim shpejtësie

• 404 për parakalim të gabuar

• 523 për përdorim celulari gjatë drejtimit

• 812 për mosvendosje të rripit të sigurimit

• 516 për mosvendosje të kaskës

• 908 për mosdhënie përparësie këmbësorëve

• 35 për mosrespektim të sinjalit “Stop”

• 96 për sjellje të gabuar të këmbësorëve

• 8495 për qëndrim të gabuar

• 839 për masa të tjera

? 48 masa administrative për pezullim të lejes së drejtimit, ku shkelësit kanë pranuar konvertimin me dyfishin e gjobës.

? Bllokimi i 44 automjeteve, ku përfshihen:

• 7 me targa të huaja për verifikim

• 34 për detyrime të palikuiduara

• 1 për mungesë dokumentacioni

• 12 të spostuara me mjet ngritëse

Përgjegjësia dhe siguria në trafik janë prioritet për një shoqëri. Të qëndrojmë të informuar dhe të kujdesshëm!

Të këshilluara

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës

Një aksident i katërfishstë ka ndodhur në Tiranë-Durrës këtë të shtunë. Aksidenti mes katër makinash ka krijuar radhë të gjata trafiku. Nuk dihet ende shk...

11:44

Turisti çek aksidentohet në Sarandë

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në hyrje të Sarandës, tek vendi i quajtur Ura e Gajdarit. Mësoshet se turisti çek Martin Barta, 36 vjeç, duke udhëtuar ...

13:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI