Flash

Po shkonte në Serbi, arrestohet në Kosovë me 10 kg heroiné shqiptaro-kroati

Lapsi.al 7 April 2024
Po shkonte në Serbi, arrestohet në Kosovë me 10 kg heroiné

Në një operacion të organizuar, Njësia Antidrogë e Policisë në Kosovë është arritur të sekuestrohet 10 kilogramë heroinë. Në pranga është vënë një 65-vjeçar me nënshtetësi shqiptare dhe kroate.

Ai po dilte nga Kosova me makinën e tij nëpërmjet Merdares pikëkalimit kufitar me Serbinë. Gjatë një konference për shtyp të mbajtur të dielën, u bë e ditur se në makinën e një personi me inicialet A.L. janë sekuestruar 20 pako me lendën narkotike.

“Te një automjet me targa kroate, e llojit Renault Megane, të drejtuar nga personi tanimë i dyshuar A.L., 1959 – shqiptar, shtetas kosovar dhe kroat, i cili ishte në dalje nga territori i Kosovës, hetuesit kanë hasur në indikacione të dyshuara dhe kanë ndërmarrë kontroll të detajuar, duke u mbështetur nga njësitet e flotës policore dhe kanë arritur që në pjesën me bagazh të kamufluar në gomën rezervë të automjetetit të gjejnë 20 paketime të substancës së dyshuar narkotike të llojit heroinë. 

Ndërsa në derën e bagazhit, gjatë kontrollit, në pjesë të brendshme, në cilësi të provës materiale, po ashtu janë gjetur të fshehura 2500 euro dhe një telefon celular” - tha për mediat në Kosovë, rreshteri Reshat Murseli. Ai shtoi se përveç drogës, nga makina e të dyshuarit janë gjetur edhe 2500 euro në cash dhe dy telefona celularë, të cilët po ashtu janë sekuestruar për hetime të mëtejshme. 

E gjitha sasia e drogës, e cila peshon rreth 20 kilogramë dhe 60 gramë, ka një vlerë të konsiderueshme në treg; fillimisht vlerësohet të jetë diku në mes të 20-25 mijë eurove, por vlera totale në tregun e gjerë mund të arrijë deri në 200 mijë euro. Policia thotë se vazhdon të jetë vigjilente dhe e vendosur në ndjekjen e të gjithë aktiviteteve të paligjshme të lidhura me narkotikët. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës

Një aksident i katërfishstë ka ndodhur në Tiranë-Durrës këtë të shtunë. Aksidenti mes katër makinash ka krijuar radhë të gjata trafiku. Nuk dihet ende shk...

11:44

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI