Flash

Kushner kontakton me Alabbar/ Ç'pritet nga dyshja për investimin në Sazan

Lapsi.al 7 April 2024
Kushner kontakton me Alabbar/ Ç'pritet nga dyshja për

Investimi amerikan i Jared Kushner në Ballkan po vjen me paketim arab dhe në Shqipëri ne e kemi një model të tillë të të bërit biznes; Durrës Marina.

Agjensia e lajmeve Reuters zbuloi se dhëndri i Trump, ka vendosur kontakte me investitorin Muhamet Alabar për projektin që ai synon të realizojë në Beograd, ku do të shndërrojë një ndërtesë të bombarduar të ushtrisë serbe në një kompleks rezidencial të luksit. Alabar tashmë është i njohur në Ballkan, për investimin që ka në Beograd dhe atë në Durrës, ku në të dy projektet ka përfituar privilegje nga pushteti, duke shkaktuar pakënaqësi në opinionin publik.

I kontaktuar nga Reuters, Muhamet Alabar ka konfirmuar kontaktet me dhëndrin e Trump duke thënë se "i shikonte bashkëpunimet me Kushnerin pozitivisht" dhe ishte "shumë i emocionuar për më shumë zhvillime të nivelit të lartë në treg". Alabar nuk dha detaje se çfarë do të përfshinte partneriteti me kompaninë e amerikanëve.

Një person i njohur me planet e Kushnerit në Serbi tha për Reuters se Alabbar ishte i përfshirë si këshilltar dhe ishte shumë herët për të thënë nëse Emiratet do të investonin gjithashtu në të njëjtin projekt.

Shkrimi i Reuters ka në fokus figurën kontroverse të Muhamet Alabar dhe në veçanti investimet e tij në Bjellorusi, një vend i shënjestruar nga sanksionet perëndimore.

Por për shqiptarët, përfshirja e biznesmenit arab të pasurive të patundshme në projektet e dhëndrit të Trump, duhet parë si një paralajmërim për modelin e të bërit biznes, që do të aplikohet për Sazanin dhe Zvërnecin.

Dhe për ta ilustruar shërben shembulli i Durrës Marina.

Imponimi i projektit pa garë dhe pa konsultim publik në Durrës

Publiku u njoh me investimin e Muhamet Alabar në zonën e portit të vjetër të Durrësit, pasi qeveria kishte rënë dakort me biznesmenin nëpërmjet negociatave të fshehta. Kompania e Alabar u përzgjodh pa garë.

Për t'i shplarë trurin shqiptarëve u organizua një fushate intensive mediatike, e cila e prezantoi si "Durrës Marina" si një projekt për të cilin shqiptarët duhet të ndiheshin me fat. Në fakt, qëllimi real i propagandës mediatike ishte të fshihte lehtësirat dhe privilegjet që iu krijuan investitorit arab nga qeveria e Ramës.

Lexo edhe: Rama: Si mund të akuzoni Alabarin, këtë personalitet global

Kur opozita kërkoi transaparencë, mori si përgjigje një lumë sharjesh dhe ofendimesh në parlament.

Ndërsa disa javë më parë, nga xhepat e shqiptarëve, qeveria Rama nxorri 390 milion euro për ndërtimin e portit të ri në Durrës, një fakt për të cilin kishte gënjyer kur prezantoi kontratën.

Falja e truallit dhe e taksave për investitorin

Është i konfirmuar fakti se kompania private që do të investojë në Durrës, “Eagle Hills” në pronësi të Muhamet Alabar nuk do të paguajë taksë infrastrukture dhe as nuk do të bëjë pagesën për fondin e strehimit social, siç parashikon ligji. Me këtë “bujari” qeveria llogaritet se i dhuron kompanisë 150 milionë euro (7% e shumës së parashikuar që do të arkëtohet vetëm nga shitja e apartamenteve).

Përveç kësaj, pasi i fal një sipërfaqe rreth 1 milion metër katrorë në Durrës, fitimet e shtetit shqiptar llogariten të jenë rreth 280 milion euro, ndërkohë që projekti do të gjenerojë një shumë gati 10 herë më të madhe, që është mbi 3 miliard euro.

Lexo edhe: Sazani & Zvërneci/ Grenell, miku i Serbisë, investitor në Shqipëri

Ky është modeli i biznesit që Rama ka zgjedhur të aplikojë me Muhamet Alabar në vija të përgjithshme. Kur është pyetur nëse do të bëjë të njëjtën gjë edhe për investimet në Sazan dhe në Zvërnec, Rama nuk e ka mohuar.

Bashkëpunimi për të cilin shkruan Reuters, mes Kushner dhe Alabar e përforcon akoma më tej pandehmën se oferta e qeverisë shqiptare për Sazanin dhe Zvërnecin, njësoj si në Durrës, do të jetë bujare, duke sakrifikuar interesi publik dhe ku prioritet do të jetë investitori privat./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI