Flash

FOTO/ Simona Ventura prezanton emisionin me gjysmën e fytyrës të bllokuar

Lapsi.al 7 April 2024
FOTO/ Simona Ventura prezanton emisionin me gjysmën e fytyrës të
“E kam gjysmën e fytyrës të bllokuar”. Prezantuesja e njohur italiane Simona Ventura, ka treguar për publikun e emisionit të saj “Citofonare Rai 2”, se gjysma e fytyrës së saj kishte mbetur e bllokuar prej rreth 24 orësh. Megjithatë 59-vjeçarja i qetësoi të gjithë duke shpjeguar se është një gjendje kalimtare dhe se së shpejti do të kthehet si më parë. Simona Ventura in diretta con metà viso bloccato: cosa le è successo e come  si è mostrata - Arabonormannaunesco.it “Mund të më filmoni edhe në plan amerikan, pra më afër”, - tha prezantuesja duke iu kthyer kameramanit, “duhet ta dini që nga dje e kam gjysmën e fytyrës të bllokuar”. Ventura shpjegoi se çfarë i kishte ndodhur: “Nuk është asgjë e veçantë, është një ftohje. Jam duke u trajtuar”. Më pas bëri edhe një shpjegim në rrjetet sociale. Citofonare Rai 2, diretta con imprevisto per Simona Ventura: "Mi sono  svegliata così" “Kjo është gjë që ndodh. E rëndësishme është që është absolutisht kalimtare. Mos u dorëzoni kurrë”. Paola Perego, bashkë-prezantuese e programit dhe mike e Venturës, shtoi drejtpërdrejt: "Ti je e bukur gjithsesi". Simona Ventura kishte shqetësuar fansat me videon e publikuar në profilet e saj sociale para fillimit të emisionit. Prezantuesja u shfaq duke kërcyer në korridorin përgjatë dhomave të zhveshjes dhe ata që ishin më të vëmendshëm vunë re diçka të pazakontë në fytyrën e saj.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Simona Ventura (@simonaventura)

Nuk kuptohej pse nuk lëvizte dot një pjesë të saj. Kështu, disa përdorues kishin komentuar duke pyetur veten se çfarë i kishte ndodhur, duke hedhur hipotezën e një paralize të fytyrës, por pa pasur konfirmim. Më pas u sqarua çdo gjë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI