Flash

Zjarre masive në Kretë, 150 zjarrfikës dhe 3 helikopterë në luftë me flakët

Lapsi.al 6 April 2024
Zjarre masive në Kretë, 150 zjarrfikës dhe 3 helikopterë

Ishulli i Kretës në Greqi është ‘pushtuar’ nga zjarre masive këtë të shtunë, duke detyruar shumë familje të braktisin shtëpitë e tyre. Forcat zjarrfikëse greke sqarojnë se shkak i përhapjes së shpejtë të zjarrit në ishull kanë qenë erërat e forta.

Zjarri shpërtheu në orët e paradites së sotme (6 prill 2024) dhe nga erërat e forta u përhap në shpatet e pyllit malor në lindje të qytetit bregdetar të Ierapetrës. Autoritetet urdhëruan evakuimin e banorëve që jetojnë në fshatrat Achlia, Galini, Agia Fotia dhe Mavros Kolimpos, pasi zjarri përfshiu disa shtëpi.

Më herët gjatë ditës një zjarrfikës dhe një banor i zonës u dërguan në spital me lëndime të lehta. Rreth 150 zjarrfikës po luftonin me zjarrin në pyll, të ndihmuar nga tre helikopterë.

Ministria e Mbrojtjes Civile i ka vënë autoritetet në gatishmëri për shkak të erërave të forta që priten në ditët në vijim dhe pasi dhjetëra zjarre më të vogla në pyje shpërthyen të shtunën.

Zjarret janë të zakonshme në kombin mesdhetar. Vitin e kaluar një zjarr i egër në Greqinë verilindore për 11 ditë shkatërroi një zonë më të madhe se qyteti i Nju Jorkut dhe vrau 20 njerëz.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI