Flash

Shkon në 11 numri i të arrestuarve për sulmin në Moskë

Lapsi.al 6 April 2024
Shkon në 11 numri i të arrestuarve për sulmin në Moskë

Një gjykatë në Moskë ka lëshuar urdhër për arrestimin e një burri nga Taxhikistani në lidhje me sulmin terrorist muajin e kaluar në një sallë koncertesh në Moskë, duke e çuar në 11 numrin e përgjithshëm të të arrestuarve për këtë rast.

Gjykata e qarkut të Basmanit urdhëroi që Sharifzoda Zoir të mbetet në paraburgim në pritje të gjykimit deri më 22 maj, duke e akuzuar atë për një vepër të paspecifikuar terroriste. Ajo nuk dha hollësi të tjera në komunikatën e publikuar më 5 prill. Zoir është personi i 11-të që është ndaluar, apo arrestuar në lidhje me dyshimet për përfshirje në sulmin e 22 marsit, në të cilin u vranë më shumë se 144 njerëz.

Katër shtetas të Taxhikistanit akuzohen se u futën në sallën e koncerteve pak para se të niste një koncert dhe filluan të shtien me armë drejt njerëzve pa dallim, dhe pastaj ia vunë flakën ndërtesës. Nga 11 burrat e paraburgosur, 10 vijnë nga Taxhikistani, ndërsa njëri besohet se është nga Uzbekistani i lindur në Kirgistan, i cili ka shtetësi ruse. Dhjetëra njerëz të tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur, duke nxitur thashetheme se numri i të vdekurve nga ky sulmi mund të jetë shumë më i lartë.

Ky ishte sulmi më i rëndë terrorist në Rusi në dy dekadat e fundit. Përgjegjësinë për sulmin e mori një degë e grupit ekstremist, Shteti Islamik, ndërsa autoritetet e Taxhikistanit janë duke i marrë në pyetje një numër të madh njerëzish, kryesisht të afërmit e të dyshuarve, si pjesë e hetimit për sulmin. Prapëseprapë, Kremlini ka ngulur këmbë, pa asnjë dëshmi, se Ukraina, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, është përgjegjëse për sulmin.

Kievi dhe Uashingtoni i kanë mohuar këto akuza. Sulmi është cilësuar si dështim i madh i shërbimeve ruse të inteligjencës dhe të sigurisë. Shtetet e Bashkuara thanë se i dhanë informata specifike Rusisë paraprakisht, duke e paralajmëruar për një sulm të mundshëm terrorist.

Raportohet se edhe Irani e kishte paralajmëruar atë para se të ndodhte sulmi./ REL

Të këshilluara

Analiza e CNN: Sfida pa zgjidhje e NATO-s

Historia 75-vjeçare e NATO-s mund të përshkruhet në tre akte, secili i përcaktuar nga kërcënimet ekzistenciale ndaj sigurisë perëndimore. Së pari, ishte Luft...

19:01

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI