Flash

Bardhi: Dy mesazhet mafioze të Veliajt, për Ramën dhe drejtësinë

Lapsi.al 6 April 2024
Bardhi: Dy mesazhet mafioze të Veliajt, për Ramën dhe

Nënkryetari i PD, Gazment Bardhi nga Berati sulmoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa ‘zbërthehu’ mesazhet e këtij të fundit në deklaratën e dhënë për mediat sot.

Bardhi theksoi se në fjalimin e Veliajt kishte dy mesazhe, një për drejtësinë dhe ai më kryesori, për Ramën.

“E ndjeni ju çdo ditë përndjekjen politike se nuk pranoni që të nënshtroheni. Para se të futeshim në takim po dëgjonim bashkëpunëtorin e drejtorëve të arrestuar. Ne e kaluam përçarjen. Por nga Berati duhet të vijë sinjali për të kaluar përçarjen.

Ne u zumë se kush ishte më e mira për PD jo për karrige. Këta kanë nisur një luftë të brendshme se kush është më shumë hajdut apo se kush do të shkojë më parë në burg. Fjala e sotme e Veliajt kishte dy mesazhe; një për drejtësinë dhe një për Edi Ramën. Mesazhi për drejtësinë ishte; drejtorët e mi kanë bërë punë të mirë dhe ju nuk duhet t’i godisni.

Por mesazhi kryesore ishte për Ramën; pse duhet të mbajë përgjegjësi unë për drejtorët e mi, si ti që s’ke pse mban përgjegjësi për zëvendësin tënd. Këto kode mafioze ka kjo qeveri që është sjellë si qeveri mafioze”, tha Bardhi.

Të këshilluara

Turisti çek aksidentohet në Sarandë

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në hyrje të Sarandës, tek vendi i quajtur Ura e Gajdarit. Mësoshet se turisti çek Martin Barta, 36 vjeç, duke udhëtuar ...

13:17

Si do të jetë moti në fundjavë

Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe vlera të larta të presionit si rezultat i masave ajrore të ngrohta e të thata m...

08:37

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI