Flash

Arrestimi i zyrtarëve të bashkisë së Tiranës, Rama: Nuk i përjetojmë si fajësi kolektive

Lapsi.al 6 April 2024
Arrestimi i zyrtarëve të bashkisë së Tiranës, Rama: Nuk

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me arrestimin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës nga SPAK. Kryeqeveritari shprehu dakordësinë e plotë me ato që tha Veliaj, duke dëshmuar sipas të dyve se PS-ja nuk kontrollon SPAK-un.

Sa i përket qëndrimeve pa koment të mazhorancës sa herë SPAK-u godet brenda radhëve të saj në çdo nivel, Rama thotë se nuk është frikë, por vijë e kuqe mes partisë që qeveris dhe drejtësisë së re.

Komenti i Ramës:

“Po kësaj s’kemi ç’i bëjmë për sa kohë shpifjet e politikanëve dhe denigrimet e killerave mediatikë, janë bërë pjesë e jetës sonë publike të kthyer në një xhungël ku s’e merr vesh i pari të dytin, ku nuk debatohet me argumente po vetëm propagandohet me akuza e bërtitet për të mos lënë tjetrin të flasë, ku liria e shprehjes është bërë liri e shpifjes, ku shpifësit përveçse me votë nuk ndëshkohen as me ligj e as me zakon, po vetëm zaptojnë me pafytyrësi që edhe në Kanunin e vjetër të shqiptarëve, edhe në çdo libër edukate të qytetërimit demokratik, konsiderohet shkelje e pafalshme.

Por ky i sotmi është përsëri rasti për të thënë me zë të lartë, se mbështetja jonë për SPAK-un nuk është propagandë, po vullnet i hekurt politik; qëndrimi ynë pa koment, sa herë SPAK-u godet brenda strukturave të ekzekutivit në çdo nivel, nuk është strukje, as frikë, po shprehje shembullore e vijës së kuqe mes nesh, partisë që qeveris e udhëheq Reformën në Drejtësi dhe Drejtësisë së Re që ka të gjithë mbështetjen tonë; goditjet e SPAK-ut ndaj kujtdqoftë në radhët e ekzekutivit, në çdo nivel të qeverisjes, që ka shkelur ligjin dhe ka tradhëtuar misionin tonë në shërbim të këtij vendi e të këtij populli, ne nuk i përjetojmë si gjëma, as si fajësi kolektive, po si një ndihmë të paçmuar në një luftë kundër korrupsionit, të cilën deri dje nuk e bënim dot sa e si duhej, pikërisht sepse mungonte krahu i drejtësisë së pavarur.

Prandaj qentë le të lehin, Shqipëria do të shkojë përpara, me qeverinë e Partisë Socialiste që do të ecë vetëm përpara, me Drejtësinë e Re që duhet të vazhdojë vetëm përpara, pa i lënë kusur askujt që përdor flamujt e partive, majtas e djathtas, lart apo poshtë, për të nxjerrë përfitime të paligjshme për veten a të afërmit e vet, duke punuar për shtetin me një xhep të dukshëm për të ardhurat nga puna dhe me një xhep të fshehtë për paratë e marra me korrupsion”.

Të këshilluara

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës

Një aksident i katërfishstë ka ndodhur në Tiranë-Durrës këtë të shtunë. Aksidenti mes katër makinash ka krijuar radhë të gjata trafiku. Nuk dihet ende shk...

11:44

Turisti çek aksidentohet në Sarandë

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në hyrje të Sarandës, tek vendi i quajtur Ura e Gajdarit. Mësoshet se turisti çek Martin Barta, 36 vjeç, duke udhëtuar ...

13:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI