Flash

VIDEO/ Tërmeti ndërpret mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB

Lapsi.al 5 April 2024
VIDEO/ Tërmeti ndërpret mbledhjen e Këshillit të Sigurimit

Banorët e Nju Jorkut, të mësuar me motin e egër dhe stuhitë e mëdha duket se nuk janë aq të përgatitur për tërmetet. Një lëkundje me magnitudë 4.8 ballë ka goditur Nju Xhersin duke tronditur edhe ndërtesat ikonike të qytetit të Nju Jorkut dhe zonat përreth.

Madje edhe një takim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gazën në selinë në Nju Jork u ndërpre përkohësisht për shkak të tërmetit. Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet e para brenda ndërtesës së Kombeve të Bashkuara teksa duken lëkundjet në sallë.

“A është një tërmet?”, - tha përfaqësuesja e “Save the Children”, Janti Soeripto, e cila po fliste në atë moment. SHBA goditet rrallë nga tërmetet. Një tërmet i përmasave të sotme nuk kishte ndodhur në këtë zonë prej 40 vitesh.

Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, tha se infrastruktura në zonë po rishikohej. Kryetari i bashkisë së qytetit, Eric Adams, shtoi: "Nuk kemi asnjë raport për ndikime të mëdha apo lëndime". ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI