Flash

Tetë të vrarë nga sulmet ruse në lindje të Ukrainës

Lapsi.al 5 April 2024
Tetë të vrarë nga sulmet ruse në lindje të

Rusia i sulmoi me dronë disa rajone të Ukrainës më 4 prill, duke i vrarë tetë njerëz përfshirë katër në rajonin e Harkivit, ku u goditën dy ndërtesa banimi nga një sulm i dyfishtë, të cilin presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quajti të “neveritshëm”.

Tre nga katër njerëzit e vrarë në Harkiv ishin punëtorë të ekipeve të shpëtimit, të cilët shkuan në vendin e ngjarjes pas sulmit të parë dhe u goditën nga sulmi i dytë, tha guvernatori i këtij rajoni, Oleh Synyehuvov. Së paku 12 njerëz u plagosën, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, tha ai. “Sulmi cinik dhe i neveritshëm, kur ekipet e shpëtimit mbërritën në vendin e ngjarjes, terroristët sulmuan përsëri”, tha Zelensky në X.

Yevhen Vasylenko, zëdhënës i Shërbimit Emergjent Shtetëror, tha për Radion Evropa e Lirë se ekipet e shpëtimit po tentonin t’i shpëtonin njerëzit e ngecur në një ndërtesë më të vogël në afërsi, kur armiku goditi përsëri me dronë. Ai shtoi se ekipet e shpëtimit ia dolën ta shpëtojnë një civil të ngecur nën gërmadha.

“Zakonisht, punëtorët e ekipeve të shpëtimit strehohen nëse ka kërcënim për sulm të dytë, por sot, një person kishte ngecur nën rrënoja dhe i nevojitej ndihma, prandaj ishte e domosdoshme të veprohej menjëherë”, tha Vasylenko.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se 20 dronë e sulmuan vendin gjatë natës mes 3 dhe 4 prillit dhe se 11 prej tyre u penguan nga forcat kundërajrore.

Në rajonin lindor të Donjeckut u vranë dy persona nga të shtënat ruse të artilerisë – një çift i martuar në të 50-at, tha zyra e prokurorit rajonal.

Një sulm tjetër e vrau një burrë në një traktor në rajonin e Harkivit, tha Synyehubov, ndërsa një elektricist u vra nga një sulm me bombë në rajonin Sumi, tha Ministria e Energjisë e Ukrainës.

Instituti për Studimin e Luftës, me bazë në SHBA, shkroi më 3 prill se Rusia mund t’i rrisë sulmet raketore dhe me dronë kundër infrastrukturës civile të Ukrainës, posaçërisht kundër rrjetit energjetik, për t’i bërë “trysni shtesë Ukrainës t’i zhvendosë kundërajrorët larg vijës së frontit”.

Rusia e ka mohuar prej fillimit të pushtimit në shkurt 2022 se i sulmon civilët, por qytetet ukrainase dhe infrastruktura civile janë goditur vazhdimisht nga sulmet raketore dhe me dronë.

Sipas një raporti në shkurt të organizatave ukrainase dhe ndërkombëtare të bamirësisë, së paku 10.500 civilë ukrainas janë vrarë nga “bombardimet e vazhdueshme, minat dhe dronët”, në dy vjetët e fundit./Rel/

Të këshilluara

Analiza e CNN: Sfida pa zgjidhje e NATO-s

Historia 75-vjeçare e NATO-s mund të përshkruhet në tre akte, secili i përcaktuar nga kërcënimet ekzistenciale ndaj sigurisë perëndimore. Së pari, ishte Luft...

19:01

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI