Flash

Del SONDAZHI/ Sa e duan bashkimin shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës

Lapsi.al 5 April 2024
Del SONDAZHI/ Sa e duan bashkimin shqiptarët e Shqipërisë dhe

Këtë të premte Barometri në Euronews Albania ka sjellë mendimin e qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës, për çështjen e Bashkimit Kombëtar.

Qytetarët në Kosovë dhe në Shqipëri, në shumicë, janë shprehur për Barometrin se do të votonin pro nëse do të mbahej një referendum për Bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë.

Përkatësisht, janë 82,9% e të pyeturve në Shqipëri që do të votonin pro një referendumi të mundshëm, dhe në Kosovë pak më pak, në nivelin e 70,6 % e të pyeturve janë ata që do të votonin pro në një referendum për bashkimin.

Një përqindje shumë e vogël si në Kosovë edhe në Shqipëri është shprehur se do të votonte kundër në një referendum të tillë, përkatësisht 12,7 % e të pyeturve në Shqipëri, dhe 24,2 % në Kosovë.

Në këtë studim të realizuar për herë të parë në të dy vendet mes 2065 të pyeturve ballë për ballë, në të dyja vendet, qytetarët shqiptarë janë vendosur përballë pyetjeve që kanë të bëjnë me dëshirën e tyre për bashkimin kombëtar dhe gjithçka që ka të bëjë me të.

Nga të dhënat e bëra publike në Barometri del qartë se Bashkimin Kombëtar e dëshirojnë në një përqindje më të lartë shqiptarët e Shqipërisë në krahasim me shqiptarët e Kosovës.

Ne pyetjen “pavarësisht rrethanave dhe mundësive ju personalisht sa e dëshironi Bashkimin Kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë?”, 73.6 % e të pyeturve në Shqipëri përgjigjen “e dëshiroj”, ndërsa ata që e dëshirojnë në Kosovë janë 55, 4 % e të pyeturve nga Data Centrum. 

Në të gjitha pyetjet për Bashkimin Kombëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës, një tjetër pyetje e rëndësishme e studimit të Barometrit, ishte edhe pyetja hipotetike “nëse qytetarët do të paguanin një taksë për bashkimin nëse kjo do t’ju kërkohej për të përshpejtuar këtë proces”.

Ajo çfarë duket qartë nga të dhënat është se qytetarët e Kosovës që janë dakord ta paguajnë një taksë për bashkimin janë 53,8 % e të pyeturve dhe në Shqipëri ata që janë të gatshëm për të paguar një taksë janë më pak 46,2 % e të pyeturve.

Ata që nuk janë dakord të paguajnë një taksë për të përshpejtuar bashkimin e dy shteteve në Shqipëri dhe në Kosovë janë përkatësisht 31,8 % në Shqipëri dhe 30,9 % e të pyeturve në Kosovë. /Marrë nga EuronewsAlbania 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI