Flash

Protesta/ Veliaj shpërthen në akuza ndaj Argitës dhe Shkëlzen Berishës

Lapsi.al 5 April 2024
Protesta/ Veliaj shpërthen në akuza ndaj Argitës dhe

Në dukje i patrazuar nga operimi i tëmthit dhe burgosja e drejtorëve të tij, kryebashkiaku Erion Veliaj doli dhe sulmoi Argita Malltezin dhe Shkëlzen Berishën, si njerëz që s'mund t'i jepet bashkia "që të vijnë ta hedhin në erë si Gërdecin”. 

Lexo më tej: Protesta/ Opozita do arrestimin e Erjon Veliajt për korrupsion 

Pa thënë asnjë fjalë për miqtë e tij drejtorë që u kapën në vjedhje monstruoze nga SPAK, Veliaj e orientoi fjalën e tij vetëm ndaj fëmijëve të Sali Berishës, pas protestës që u mbajt sot para Bashkisë së Tiranës.

“Kur shikoj që protestën e drejton Argita me Shkëlzenin, përballë Bashkisë së Tiranës, për diçka që është ende në hetim, ku ende nuk është bërë seanca e parë në gjykatë, dhe kur mendoj se pinjollët e familjes që i kanë shkaktuar më shumë të zeza këtij vendi, që kanë veshur më shumë gra me të zeza, duke filluar nga Piramidat, te vëllavrasja e 97-s, te 21 Janari dhe Gërdeci… Argita me Shkëlzenin thonë: “Ikni ju të vijmë ne”! Me vota nuk bëhet fjalë fare të vijnë dhe as nuk kanë për të ardhur ndonjëherë.

Pra, t’i lësh Bashkinë e Tiranës Shkëlzenit dhe Argitës, ata ta hedhin në erë siç bënë me Gërdecin. Kanë shumë kurajo që dalin, teksa vetë janë të paditur në SPAK, vetë janë me masa sigurie, vetë thërrasin: “Lironi babin”. Kanë kurajo për një gjë, se hetimi nuk ka përfunduar ende, ne duhet ta shohim në gjykatë nëse do të provohet ose pretendimi i prokurorisë, ose pafajësia e ish-kolegëve tanë. Por, ta dëgjosh këtë nga goja e Argitës dhe Shkëlzenit, që vranë njerez, dhe të thuash “të lëmë bashkinë që të vijnë ta hedhin në erë si Gërdecin”, kjo është ku thërret qameti. Kjo është t’ia fyesh inteligjencën njerëzve në mënyrë spektakolare”, u shpreh Veliaj në një takim me administratorët e Njësive Administrative të Tiranës. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI