Flash

Pasuritë e sekuestruara, Malltezi: Po mbahen peng dhe prona që ishin krijuar më herët

Lapsi.al 5 April 2024
Pasuritë e sekuestruara, Malltezi: Po mbahen peng dhe prona që ishin

Argita Malltezi komentoi vendimin e Gjykatës së Lartë që la në fuqi mbajtjen nën sekuestro të 20 pasurive të bashkëshortit të saj.

Vajza e ish-kryeministrit deklaroi se në këtë vendim janë sekuestruar dhe prona të krijuara më herët zhvillimit të ish-kompleksit Partizani, teksa lëshoi akuza dhe për gjyqtarin Bino, i cili sipas tij nuk mbron as tezat që paraqet përpara studentëve të tij, kur nuk ka presion.

“Nuk ka asnjë bazë që të mbaheshin në sekuestro pasuritë. Pasi nuk janë vendosur jo vetëm prona të zhvillimit të ish klubit Partizani, por edhe prona të blera më herët. Në kolegj është një gjyqtar që gjithë jetën e kam dëgjuar si prototipin e skalionit të barrikadave të së majtës, Sokol Bino, i cili ka bërë një leksion për studentët e magjistraturës ku sqaron në mënyrë perfekte elementët e veprës së korrupsionit dhe ne e kemi përdorur prezantimin e tij për të parashtruar të gjitha kërkesat tona në rekurse në gjykatën e lartë si për masën e sigurisë si për sekuestron dhe njeriu pret që atë kur një intelektual e thonë kur nuk ka një presion politik ta thotë dhe në proces gjyqësor”, deklaroi Malltezi në Ditari në A2cnn.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI