Flash

Me damkën e korrupsionit, Veliaj shfaqet në panairin e turizmit: Siç e shikoni jam shëndosh e mirë

Lapsi.al 5 April 2024
Me damkën e korrupsionit, Veliaj shfaqet në panairin e turizmit:

Për Erion Veliajn s’ka ndodhur ndonjë gjë e madhe pavarësisht se çeta e tij e hajdutëve janë në burg pasi u zbulua skema gjigante e korrupsionit me tenderat e Bashkisë Tiranë.

Pasi dha një shpjegim krejt qesharak para disa nxënësve që sikur i kishin çuar me zor në atë takim, Veliaj sot është fanepsur në një event për turizmin organizuar nga Mirela Kumbaro.

Ndërkohë jo pak kilometra larg vendit ku ishte ky organizim, qindra protestues të opozitës dhe Aleancës për Teatrin ishin mbledhur para zyrës së Erion Veliajt për t’i kërkuar dorëheqjen pas aferës me miliona euro.

"Sic e shikoni jam shëndosh e mirë. Akoma s'jam gati për basketboll, por çapitem dhe shumë shpejt do më keni nëpër ndeshje", tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës nuk ka guxim të përballet moralisht e ligjërisht me këtë aferë. Ai fshihet përmes mediave të kontrolluara prej tij e që kanë heshtur për gjithë këto kohë për skemën korruptive përmes kompanisë “5D”.

Veliaj mund të mos japë kurrë llogari për këtë aferë, por damka e korrupsionit dhe makutërisë për të vjedhur taksapaguesit e Tiranës, nuk do t’i ndahet kurrë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI