Flash

Manipuloi tenderin/ Drejtoresha e Veliajt, Deborah Keçi në SPAK

Lapsi.al 5 April 2024
Manipuloi tenderin/ Drejtoresha e Veliajt, Deborah Keçi në SPAK

Deborah Keçi ishte një nga nëntë të akuzuarit e operacionit të SPAK në Bashkinë e Tiranës në kuadër të dosjes “5D”. Ajo është paraqitur sot në SPAK për hetimet e dosjes së drejtorëve që përfitonin tendera me kompaninë e tyre "5D Kostruktion". Çdo të premte në orën 13:00 secili nga të akuzuarit për korrupsion me kompaninë e drejtorëve të bashkisë paraqitet për të konfirmuar masën e arrestit detyrim paraqitje.

Sot ishin të gjashtë të akuzuarit e tjerë të dosjes në fjalë, pasi tre ish-drejtorët Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tushe janë në qelitë e burgut.

Video më poshtë:

Drejtoresha e shumësportëshit të bardhebluve është aktualisht e pezulluar nga puna me vendim të Prokurorisë së Posaçme. Ajo akuzohet për “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Bëhet fjalë për një tender të zhvilluar nga Klubi Sportiv Tirana për rikonstruksionin e palestrës së mundjes, të cilin e ka pasur nën kontroll administratori i kompanisë private "5D" Nestor Muhametllari.

Drejtoresha e këtij institucioni Deborah Keçi, i dha Nestor Muhametllarit usernamet dhe fjalëkalimet e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në mënyrë që ai t'i hartonte kriteret e kompanisë fituese në mënyrë që të skualifikonte të gjitha kompanitë e tjera në garë.

Biseda e kryer në 1 dhjetor 2020:

Nestori: Deborah duhet të më dërgosh urgjent kodet e 3 anëtarëve të KVO

Deborah: teuta.guri123456789, jetjon.mera123456789, reinaldo.glerazi123456789

Nestori: Më duhet dhe useri i atij që ka hedhur procedurën

Deborah: joana mullara sporti2020

Deborah: Do e bëni ju vlerësimin tani?

Nestori: Po po patjetër, nesër.

Por gjatë kohës që komunikon me mesazhet ne ëhatsapp, Keçi nuk e fsheh frikën për manipulimin që po bën. Me mesazhe, lutet që dokumentat të shihen me kujdes, duke thënë: “Vetëm aman shikojini tamam se mos ham ndonjë burg”.

Kujtojmë që operacionin e SPAK për dosjen “5D” pati tre të arrestuar, ndërsa janë njohur me akuzën e masën e sigurisë edhe gjashtë zyrtarë të tjerë të rëndësishëm në Bashkinë e Tiranës.

https://lapsi.al/2024/03/31/pergjimet-a-ishte-erjon-veliaj-pronari-i-vertete-i-kompanise-5d/

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI