Flash

KPA dërgon prokurorin Julian Çafka për riedukim në Shkollën e Magjistraturës

Lapsi.al 5 April 2024
KPA dërgon prokurorin Julian Çafka për riedukim në

Kolegji e gjeti të drejtë kërkimin e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa për prishjen e vendimarrjes së konfirmimit të prokurorit Julian Çafka dhe për dërgimin e tij për trajnim një vit në Shkollën e Magjistraturës, për problemet e gjetura në kriterin profesional.

Nga Edmond Hoxhaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të premten më 5 prill vendimin për ndryshimin e vendimarrjes së Komisionit për prokurorin e Gjirokastrës, Julian Çafka dhe pas konstatimeve të probleme në kriterin profesional, e pezulloi atë për një vit nga detyra, duke e urdhëruar që të ndjekë trajnimin pranë Shkollës së Magjistraturës. Vendimarrja e Kolegji u njoftua se ishte me shumicë votash.

Gjatë shpalljes së vendimit u konstatuan probleme në aspektin profesional në disa çështje të hetuara dhe përfaqësuara prej prokurorit Çafka. Konkretisht, u evidentuan zgjatje të hetimeve tej afateve, moszbatimi i detyrave të lëna nga gjykata, vendime të pargumentuara të zgjatjes së heitmeve paraprake, si dhe veprimatari e pamjaftueshme hetimore që është konfirmuar dhe nga vendimarrjet e gjykatave që në mënyrë të përsëritur i kanë rrëzuar kërkesat për pushimin e çështjeve.

Në përfundim, Kolegji me shumicë votash, e ka gjetur të drejtë kërkimin Komisionerit Publik, Florian Ballhysa për ndryshimin e vendimit të KPK-së dhe dërgimin e Çafkës për 1 vit trajnim në Shkollën e Magjistraturës.

Prokurori Julian Çafka u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 14 shtator 2021, pasi disa çështje të denoncuara nga publiku ku janë konstatuar mangësi në hetimet e kryera nga drejtuesi i komanduar i Prokurorisë së Gjirokastrës nuk u konsideruan penalizuese. Ndërkohë, KPK vendosi të transferojë pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dy çështje të hetuara prej prokurorit Çafka në vitet 2018 dhe 2019, për “inspektim të shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore”.

Gjatë procesit në Kolegj, Çafka i justifikoi problemet e gjetura me ngarkesën e lartë në punë, kompleksitetin e çështjeve dhe këmbënguli që ato nuk ishin të tilla sa të ndëshkoheshin nga institucionet e rivlerësimit. Çafka referoi në KPA precedentë nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut mbi pavarësinë e magjistratëve dhe kërkoi që të lihej në fuqi vendimi i konfirmimit në detyrë./BIRN

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI