Flash

Fatmir Pjetri i “Bandës së Babagjyshëve” mbyllet në regjimin “41 bis”

Lapsi.al 5 April 2024
Fatmir Pjetri i “Bandës së Babagjyshëve” mbyllet

Fatmir Pjetri, i dënuar me 30 vjet heqje lirie si anëtar i të ashtuquajturës “Banda e babagjyshëve” është futur në regjimin e posaçëm “41 bis”. Ai është dënuar për vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim, grup të strukturuar kriminal dhe kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

Kërkesa për futjen e tij në regjimin e posaçëm është bërë nga SPAK dhe është miratuar nga Ministria e Drejtësisë. Shkak është bërë sjella e tij në qeli dhe dyshimet për ruajtjen e kontakteve me jashtë. Pjetri do t'i nënshtrohet regjimit “41 bis” për 1 vit. Ai ka qenë edhe i izoluar në këtë regjim edhe në nëntor të 2021.

“Banda e babagjyshëve” ka qenë mjaft aktive gjatë periudhës janar - dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim, në qytetet e Tiranës, Laçit, Fushë Krujës, Kuçovës dhe Durrësit ku janë grabitur me armë disa argjendari. Grabitja që bëri më shumë bujë ishte ajo në një qendër tregtare në Tiranë, ku të maskuar si babagjyshë pjesëtarët e grupit kriminal realizuan grabitjen e një argjendarie. Pas kësaj argjendarie ata morën edhe emrin.

Fatmir Pjetri u arrestua në Holandë në 24 nëntor të 2017 dhe u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin. Ai u rikthye në vëmendje pas tentativës së dështuar për arratisje nga burgu i sigurisë së lartë 313 së bashku me Arbër Cekajn. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: VIDEOLAJM/ Momenti kur Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri tentojnë arratisjen nga burgu…

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI