Flash

Erdogan si Putin/ Turqia tërhiqet nga traktati i sigurisë i pas Luftës së Ftohtë

Lapsi.al 5 April 2024
Erdogan si Putin/ Turqia tërhiqet nga traktati i sigurisë i pas

Me vendim të presidentit Rexhep Tajip Erdogan, Turqia tërhiqet nga Traktati për Forcat Konvencionale në Evropë (CFE), një marrëveshje kyçe e pas Luftës së Ftohtë.

Vendimi është publikuar në numrin e sotëm të gazetës së Qeverisë në Turqi dhe hyn në fuqi nga data 8 prilli.

Traktati i Forcave konvencionale në Evropë u nënshkrua në nëntor 1990 ndërmjet Paktit të Atlantikut Verior, NATO-s dhe Traktatit të Varshavës. Traktati për Forcat Konvencionale caktoi kufizime mbi numrin e avionëve luftarakë, helikopterëve sulmues, artilerisë së rëndë dhe tankeve e divizioneve që mund të dislokoheshin ndërmjet Oqeanit Atlantik dhe Maleve Urale të Rusisë.

Traktati i vitit 1990, i negociuar dhe i përfunduar në fund të Luftës së Ftohtë, ishte krijuar për të de-përshkallëzuar konfliktet e mundshme Lindje-Perëndim. Ai vendosi kufizime në armatime për të ruajtur ekuilibrin ushtarak midis NATO-s dhe vendeve të atëhershme të Traktatit të Varshavës.

Rusia u tërhoq zyrtarisht nga traktati CFE nëntorin e vitit të kaluar, por e kishte pezulluar pjesëmarrjen aktive shumë vite më parë. Rusia kishte pezulluar përfshirjen e saj në traktat në 2007.

Të këshilluara

Analiza e CNN: Sfida pa zgjidhje e NATO-s

Historia 75-vjeçare e NATO-s mund të përshkruhet në tre akte, secili i përcaktuar nga kërcënimet ekzistenciale ndaj sigurisë perëndimore. Së pari, ishte Luft...

19:01

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI