Flash

Daçiç: Po ngremë ekip që ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në KiE

Lapsi.al 5 April 2024
Daçiç: Po ngremë ekip që ta kundërshtojë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka paralajmëruar se do të formohet një ekip që do të luftojë kundër pranimit të Kosovës në Këshill të Europës. Formimin urgjent të këtij ekipi e kërkoi dje presidenti Alesandar Vuçiç.

“Numri më i madh do të jetë nga Ministria e Punëve të Jashtme, por ka edhe nga Kuvendi Kombëtar, nga zyra e Presidentit të Republikës dhe disa ministri. Nuk kemi dilema. Drejtësia dhe ligji nuk do të shihen këtu, por vetëm forca”, tha Daçiç.

Ai theksoi se Kosova po shpërblehet, ndryshe nga sa pretendon Bashkimi Europain.

“Nuk mund të thuhet se që në fillim Këshilli i Evropës nuk ka qenë një organizatë politike. Por tani ne po hyjmë në një fushë që shkon përtej kornizës ligjore të vetë Këshillit të Evropës, ku shkelen parimet bazë mbi të cilat funksionon” shtoi Daçiç.

Ai thekson se anëtarët e Këshillit të Evropës janë shtete dhe se kjo do të ishte hera e parë që një subjekt që nuk është shtet do të pranohej në anëtarësim. Daçiç pyeti gjithashtu se pse entitete të tjera si Republika Srpska, pjesa turke e Qipros dhe Krimea nuk do të pranoheshin në Këshillin e Evropës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI