Flash

Punëtori ra nga lartësia dhe ndërroi jetë, arrestohet administratori i kompanisë në Tiranë

Lapsi.al 4 April 2024
Punëtori ra nga lartësia dhe ndërroi jetë, arrestohet

6 persona njoftohet se janë arrestuar për vepra të ndryshme penale në kryeqytet. Mësohet se lidhur me ngjarjen e djeshme ku një punonjës ndërtimi ra nga lartësia dhe ndërroi jetë, është arrestuar administratori i kompanisë nënkontarktore për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".

Po ashtu njoftohet se 2 persona janë arrestuar për dhunë në familje, 2 persona ranë në pranga për shkak se kanë drejtuar mjetin në gjendje të dehur si dhe një person është arrestuar sepse iu gjend një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis, ndërsa gjatë kontrollit në banesë i gjetën një përforcues grushti.

Njoftimi:

Tiranë/Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialitët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Sh. B., 50 vjeç, banues në Paskuqan, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë". Ditën e djeshme, në kompaninë nënkontraktore në administrim prej tij, e cila mbulon punimet në një objekt te Kodra e Diellit, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi S. B., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

- Xh. D., 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke qenë në gjendje të dehur, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkuar në banesën e bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj;

- A. M., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë ndaj nipit të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. H., 20 vjeç, banues në Kombinat, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis, ndërsa gjatë kontrollit në banesë i gjetën një përforcues grushti.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

- A. Sh., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga;

- A. B., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Ulsi Manja merr një zv.ministër të ri

Tedi Dobi do të jetë zëvendendësministri i ri i Drejtësisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, ndërsa prezantimi i Dobit është bërë nga vetë ...

20:00

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI