Flash

Presidenti i ri i Senegalit ka dy gra, vendi bëhet me dy “Zonja të para”

Lapsi.al 4 April 2024
Presidenti i ri i Senegalit ka dy gra, vendi bëhet me dy “Zonja

Ish-inspektori tatimor, 44-vjeçari, Bassirou Diomaye Faye është presidenti më i ri në historinë e Senegalit. Zgjedhja e politikanit të opozitës si president i ri i vendit sjell me vete dy risi për Senegalin. Kjo është hera e parë, pas shpalljes së pavarësisë së Senegalit nga Franca në vitin 1960, që zgjedhjet i fiton një përfaqësues i opozitës që raundin e parë të votimit. Dhe po ashtu është hera e parë që vendi ka zyrtarisht dy Zonja të Para.

Faye, i cili shfaqet shpesh në publik i veshur me veshjen e bardhë tradicionale, u shfaq në publik i shoqëruar nga dy bashkëshortet e tij Maria dhe Absa, jo vetëm në mitingun e fundit elektoral për të përshëndetur mijëra mbështetësit e tij që brohorisnin, por edhe pas ceremonisë së betimit si president.

“Rezultatet e zgjedhjeve treguan një dëshirë të thellë për ndryshim" - tha Faye pasi bëri betimin në detyrë. "Senegali do të jetë një vend shprese, në paqe dhe me një sistem drejtësie të pavarur dhe demokraci më të fortë" - tha ai.

Bassirou Diomaye Faye premtoi "një ndryshim sistemik", duke shtuar se beson që votuesit kanë shprehur "aspiratatën e tyre për një sovranitet më të madh, zhvillim dhe mirëqenie". Faye premtoi se do të rinegociojë kontratat e naftës, të gazit dhe të mineraleve me kompanitë e huaja. /DW

Të këshilluara

Alarm për bombë në Parlamentin norvegjez

Parlamenti i Norvegjisë mori një kërcënim për bombë sot dhe policia rriti sigurinë rreth ndërtesës, duke bllokuar rrugët përreth. Pjesëmarrësve në seancat pu...

13:02

Rrëzohet helikopteri në alpe, tre të vdekur

Një aksident i rëndë është regjistruar në alpet zvicerane ku është rrëzuar një helikopter. Mësohet se nga ky aksident kanë humbur jetën tre persona dhe janë pla...

19:55

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI