Flash

Bardhi: Nëse Balla e di kush është “i panjohuri” i Xibrakës po fsheh krimin

Lapsi.al 4 April 2024
Bardhi: Nëse Balla e di kush është “i panjohuri” i

Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi thotë se Edi Rama duhej të sqaronte se si vëllai i tij lëvizte me makinat e trafikantëve, çfarë lidhje kishte me trafikantët e Xibrakës, cilët janë personat që njeh nga grupi kriminal, e kështu me radhë.

Në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, Bardhi tha se Edi Rama ka zgjedhur t’i fshihet të vërtetës. I pyetur për deklaratën e Taulant Ballës se “personi i panjohur” është një i afërm i një deputeti demokrat, Bardhi tha se atëherë ministri i Brendshëm po fsheh krimin.

“Zyrtarisht ministri i Brendshëm pretendon se njeh trafikantë dhe nuk ka njoftuar Prokurorinë, pra është në kushtet e fshehjes së krimit. Ai tha se grupet e vëzhgimit të personit e shoqërojnë me foto dhe video, çka do të thotë se nëse Prokuroria apo Policia do të kishin interes për ta identifikuar, mund të ishte opinioni publik që mund të ndihmonte ta identifikonte.

Dosja është me dokumente nga Prokuroria dhe Gjykata. E rëndësishme është që kjo çështje vijon të jetë e hapur. Dosja është pezulluar që në 2018, ka zënë pluhur, dhe po të shikosh një nga prokurorët është votuar vetëm nga mazhoranca e Edi Ramës në pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm, ndërsa tjetri pasi u emërua.

Ai tha se 3 nga 4 personat që përdornin automjetet janë identifikuar, ndërsa personi i katërt që është përdorues është Olsi Rama. Bardhi tha se i takon Prokurorisë që të verifikojë përgjimet, raportet e policisë, atyre të vëzhgimit, për të provuar fajësinë e personit” - tha Bardhi.

“Di edhe unë t’i kthehem Ramës shqiptarçe, por po i qëndroj gjithmonë paraqitjes së fakteve dhe dokumenteve”, - tha Bardhi. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së tha se dosja nuk ishte mbyllur, Prokuroria e kishte veçuar, për të identifikuar bashkëpunëtorët e paidentifikuar.

“E rëndësishme është që kjo çështje vijon të jetë e hapur. Dosja është pezulluar që në 2018, ka zënë pluhur, dhe po të shikosh një nga prokurorët është votuar vetëm nga mazhoranca e Edi Ramës në pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm, ndërsa tjetri pasi u emërua në SPAK, e dimë të gjithë luftën e Edi Ramës që donte ta vinte në krye të Prokurorisë Speciale”, - tha Bardhi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Shkodër, plagosen nënë e bir

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit, ku një kamion është përplasur me një automjet, duke lënë të plagosur dy persona. ...

18:21

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI