Flash

Sherr me thika në Llogara

Lapsi.al 3 April 2024
Sherr me thika në Llogara

Një sherr me thika ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën Llogara-Palasë. Policia ka shpallur në kërkim një të ri me inicialet E. Ç., ndërsa vëllai i tij është në hetim në gjendje të rlirë.

Njoftimi i Policisë

Një konflikt mes 4 personave që ka degraduar deri në përdorimin e mjetit prerës ka ndodhur ditën e djeshme në aksin Llogara-Palasë.

Policia njofton se si pasojë e ngjarjes, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 46-vjeçarin me iniciale A.Ç. dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij, 33-vjeçari me iniciale E.Ç. Ky i fundit, dyshohet se për motive të dobëta së bashku me vëllanë e tij janë konfliktuar fillimisht fizikisht me shtetasit K. A., 40 vjeç dhe S. A., 37 vjeç (vëllezër).

Më pas, sipas policisë, 33-vjeçari ka dëmtuar me mjet prerës 2 vëllezërit, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Behar Bajri lë qelinë e burgut

Behar Bajri alias Bajrovic ka lënë qelinë e burgut dhe është trasportuar në ambjeten e spitalit të këtij insitucioni. Burimet për mediat mësojnë se prej disa...

18:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI