Flash

Ngrihet Këshilli Kombëtar i Ujit, e drejton Rama, kush do të jenë anëtarët

Lapsi.al 3 April 2024
Ngrihet Këshilli Kombëtar i Ujit, e drejton Rama, kush do të

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë Këshilli i Ministrave vendosi krijimin e Këshillit Kombëtar të Ujit. Ai do të kryesohet nga kryeministri Edi Rama si dhe nga 7 anëtarë, të cilët do të jenë ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ministri i Financave, Ervin Mete, ministri Blendi Gonxhe si dhe ministrja Albana Koçiu.

Sipas vendimit të këshillit të ministrave, në rast se kryeministri Rama nuk do të jetë prezent në mbjedhje, ajo do të drejtohet nga zv.kryeministrja Belinda Balluku.

Ngritja e Këshillit Kombëtar të Ujit u bë me vendim qeverie në muajin dhjetor të vitit të kaluar dhe ka si synim planifikimin dhe zhvillimin e territorit dhe kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit

V E N D I M PËR PËRBËRJEN E KËSHILLIT KOMBËTAR TË UJIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “a”, të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr.111/2012, “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Këshilli Kombëtar i Ujit është organi qendror vendimmarrës, përgjegjës për administrimin e burimeve ujore. Këshilli Kombëtar i Ujit kryesohet nga Kryeministri dhe ka në përbërje këta anëtarë:

– Ministrin përgjegjës për mjedisin dhe turizmin;

– Ministrin përgjegjës për bujqësinë;

– Ministrin përgjegjës për infrastrukturën;

– Ministrin përgjegjës për financat;

– Ministrin përgjegjës për ekonominë;

– Ministrin përgjegjës për mbrojtjen;

– Ministrin përgjegjës për shëndetësinë.

2. Kur, për shkaqe të arsyeshme, Kryeministri nuk mund të marrë pjesë në mbledhje, atëherë mbledhja kryesohet nga Zëvendëskryeministri.

3. Vendimi nr.590, datë 18.10.2017, i Këshillit të Ministrave, “Për përbërjen e Këshillit Kombëtar të Ujit”, i ndryshuar, shfuqizohet.

4. Ngarkohet Këshilli Kombëtar i Ujit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Të këshilluara

Ulsi Manja merr një zv.ministër të ri

Tedi Dobi do të jetë zëvendendësministri i ri i Drejtësisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, ndërsa prezantimi i Dobit është bërë nga vetë ...

20:00

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI