Flash

"Ky është një vend që nuk ta fal kollaj suksesin", shpjegimi qesharak i Veliajt për çetën e tij të hajdutëve

Lapsi.al 3 April 2024
"Ky është një vend që nuk ta fal kollaj suksesin",

Erion Veliaj zhvilloi sot një bashkëbisedim me nxënësit ekselentë të shkollës “Qemal Stafa”, ku bëri dhe një reagim për drejtorët e tij hajdutë që tashmë janë arrestuar nga SPAK e të tjerë që janë nën hetim. Siç pritej, Veliaj tenton të relativizojë aferën dhe thotë se uron që njerëzit e tij të provojnë pafajësinë e tyre.

"Ky është një vend që nuk ta fal kollaj suksesin" thotë Veliaj duke bërë viktimën se po sulmohet për arritjet e tij në bashki. Për grupin kriminal të tenderave, kryebashkiaku i Tiranës shmang cdo përgjegjësi nga vetja edhe pse ata ishin njerëzit e tij më të afërt. Lexoni më poshtë për zbavitje reagimin plot jusitifike të Veliajt.

"Por, si çdo organizatë, ashtu si organizmi i njeriut, ka sfidat e saj. Pyetja është: Si i adresojmë këto sfida? Sot e kam nisur ditën me një takim, ku morëm vendimin për largimin e disa kolegëve sepse organizata e madhe është më e rëndësishme se 1 apo 2 persona, të cilët mund të kenë probleme me ligjin dhe duhet t’i zgjidhin këto probleme me drejtësinë. Unë uroj që të provojnë pafajësinë e tyre, por teksa i zgjidhin ato probleme, na duhet që organizata të vazhdojë përpara. Në një organizatë, – nuk ka rëndësi nëse është shkollë, nëse është bashki, nëse është drejtori apo kompani e madhe, – nëse ka një problematikë, ajo duhet adresuar.

Unë mendoj se njerëzit duhet t’i zgjidhin problemet me drejtësinë pa e ulur ritmin e organizatës. Kjo është arsyeja pse disa njerëz duhet të bëjnë ‘time out’, dhe pse organizata vetë, në këtë rast Bashkia e Tiranës, duhet të vendosë disa sisteme vetë-korrektuese. Ne e kemi një sistem të brendshëm auditi, por unë besoj se duhet të vëmë edhe sistem për të kontrolluar konfliktin e interesit. Ka shumë organizata, të cilat për dikë që ka punuar aty dhe më pas është larguar, vendosin që ai person të mos ketë të bëjë më me atë organizatë për një periudhë të caktuar 3 vjet, 5 ose 10. Këtë po e mendoj ta zbatoj seriozisht edhe në Bashkinë e Tiranës.

Kjo organizatë ka bërë punë të jashtëzakonshme, ia ka ndryshuar fytyrën Tiranës, por nuk është përfekte, bën gabimet veta. Ndonjëherë, duhet t’u japësh kohë njerëzve të sqarojnë problemet me drejtësinë, ndërsa organizatës duhet t’i japësh lirinë të vazhdojë të ecë përpara. Ky është një vend që nuk ta fal kollaj suksesin. Ka disa njerëz që harrojnë çdo punë që është bërë dhe për një problematikë, për një çështje që patjetër duhet zgjidhur dhe adresuar, janë gati të zerojnë gjithçka.

Është e pashmangshme që në një organizatë komplekse, dikush të cedojë, por, pyetja është: si sillet secili prej nesh kur përballet me këtë problem? Ndaj, mbetem i vendosur që, siç kjo organizatë e ka bërë Tiranën historinë më të madhe të suksesit në rajon, dhe në ndryshimet e korrigjimet për transparencë e luftë kundër konfliktit të interesit për punonjës apo ish-punonjës, të jetë gjithashtu model ripërtëritje e përmirësimi.

Teksa dëshiroj me gjithë zemër të besoj deri në fund në pafajësinë e të gjithë bashkëpunëtorëve të mi, në ditët në vijim do të duhet të mendojmë me kolegët e bashkisë, disa masa konkrete që do duhen marrë, në mënyrë që të kemi një kontroll më të rreptë e një parandalim më efikas ndaj çdo lloj devijimi potencial nga standardet më të mira publike. Pasi Bashkia Tiranë duhet të jetë kampione edhe në procedurat e prokurimit, garantimin e transparencës, shmangien e konfliktit të interesit.

Unë shpresoj dhe jam i bindur se drejtësia do të bëjë punën e saj në mënyrë profesionale, të drejtë e të pavarur. E ndërkohë, në bashki ne duhet të vazhdojmë me më shumë vrrull punën, jo vetëm për të mos cenuar në asnjë moment besimin e qytetarëve te ne, por për të përmbushur ndaj cdo banori e banoreje të Tiranës premtimet për të cilat jemi zotuar.”

Të këshilluara

Sherr me thika në Llogara

Një sherr me thika ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën Llogara-Palasë. Policia ka shpallur në kërkim një të ri me inicialet E. Ç., ndërsa vëllai i tij është...

18:29

Behar Bajri lë qelinë e burgut

Behar Bajri alias Bajrovic ka lënë qelinë e burgut dhe është trasportuar në ambjeten e spitalit të këtij insitucioni. Burimet për mediat mësojnë se prej disa...

18:02

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI