Flash

Komisioni për Dezinformimin, Basha: Lojë me shqiptarët!

Lapsi.al 3 April 2024
Komisioni për Dezinformimin, Basha: Lojë me shqiptarët!

Lulzim Basha në konferencën për mediat u ndal edhe tek Komisioni për Dezinformimin që do të ngrihet me kërkesë të mazhorancës në Kuvend.

Ai u shpreh se kjo është jnë shashkë për të humbur zhurma e arrestimeve të drejtorëve të bashkisë Tiranë dhe të ministrave.

‘Janë dy struktura të qarta paralele produkt i pazareve të nëndheshme dhe interesave të Edi Ramës dhe çdokujt që bën patericën e Edi Ramës por janë kundër interesave të shqiptarëve. E treta është thagma e sotme me Komisionin e Posaçëm.

PD është e para kundër influencës ruse. PD është e para që e kemi provuar çdo të thotë fushatë dezinformomi me 50 mijë mesazhe në fushatë për të goditur kryetarin. PD ka dërguar amendamente për strategjinë e sigurisë kombëtare që janë hedhur poshtë.

Amendamentet tona për ndihmë ushtarake për Kosovën janë hedhur poshtë. Nuk u dha asnjë shpjegim çfarë është ky Komision i Posaçëm. Kur vjen fjala tek lufta ndaj dezinformimit, parlamenti ka 2 instrumente paraprake. Njëri instrument është Komisioni i Medias tjetri Komisioni i Sigurisë Kombëtare. Ç’nevojë ka për një komision të posaçëm. Nëse ka nevojë për përmirësime në ligj ja ku është Komisioni i Medias dhe Komisioni i Sigurisë. Lojë me shqiptarët.

Të bien ministrat dhe drejtorët e bashkisë në burg dhe të hedhim një shashkë. Ka prej shtatorit që me një sebepe apo një sebep tjetër zvarriten nuk futen në rendin e ditës propozime e Partisë Demokratike që kanë lidhje me këto tema për sigurinë kombëtare, reformën zgjedhore. Projekt ligji për vettingun e politikanëve nuk futet në rend dite’, tha Basha.

Të këshilluara

Sherr me thika në Llogara

Një sherr me thika ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën Llogara-Palasë. Policia ka shpallur në kërkim një të ri me inicialet E. Ç., ndërsa vëllai i tij është...

18:29

Behar Bajri lë qelinë e burgut

Behar Bajri alias Bajrovic ka lënë qelinë e burgut dhe është trasportuar në ambjeten e spitalit të këtij insitucioni. Burimet për mediat mësojnë se prej disa...

18:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI