Flash

Hetimet për korrupsion/ Policia bastis zyrat e ish kryeministrit francez, Edouard Philippe

Lapsi.al 3 April 2024
Hetimet për korrupsion/ Policia bastis zyrat e ish kryeministrit francez,

Policia franceze kontrolloi të mërkurën zyrat e kryebashkiakut Edouard Philippe në qytetin Le Havre, si pjesë e një hetimi paraprak për korrupsion të mundshëm dhe shpërdorime financiare, tha një burim i gjyqësorit.

Zoti Philippe ka shërbyer në postin e kryeministrit të Francës gjatë mandatit të parë të Presidentit Macron.

Aktualisht kryetar i bashkisë së qytetit Le Havre, zoti Philippe shihet gjerësisht si kandidati i mundshëm për të pasuar zotin Macron në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027.

Zyra e zotit Philippe tha përmes një deklarate se ai dhe ekipi i tij “janë plotësisht në dispozicion të prokurorisë për të siguruar të gjithë elementet e nevojshëm për hetimin”.

Duke folur më herët për kanalin televiziv të lajmeve BFM TV, zoti Philippe tha se ai dhe ekipi i tij planifikojnë t’u tregojnë hetuesve se ata i respektojnë rregullat.

Kontrolli është "pjesë e një hetimi paraprak të hapur në dhjetor të vitit 2023 lidhur akuza për shitje influence, favorizim, shpërdorim fondesh publike dhe ngacmim psikologjik”, tha burimi pa përmendur specifikisht emrin e zotit Philippe.

Por gazeta “Le Monde” shkruante më herët se hetimi synon drejtpërdrejt zotin Philippe, si dhe disa nga ndihmësit e tij.

Zoti Philippe dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit në vitin 2020 përpara një riorganizimi të qeverisë.

Ai ishte kryeministri i parë i qeverisë së Presidentit Macron, i cili u largua nga partia konservatore “Les Republicans” për t'iu bashkuar ekipit të presidentit pas zgjedhjeve të vitit 2017.

Në vitin 2020, zoti Philippe u rizgjodh në krye të bashkisë në “Le Havre”, një qytet-port industrial në Francën veriore ku ai ndërtoi karrierën e tij politike./VOA

Të këshilluara

Alarm për bombë në Parlamentin norvegjez

Parlamenti i Norvegjisë mori një kërcënim për bombë sot dhe policia rriti sigurinë rreth ndërtesës, duke bllokuar rrugët përreth. Pjesëmarrësve në seancat pu...

13:02

Rrëzohet helikopteri në alpe, tre të vdekur

Një aksident i rëndë është regjistruar në alpet zvicerane ku është rrëzuar një helikopter. Mësohet se nga ky aksident kanë humbur jetën tre persona dhe janë pla...

19:55

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI