Flash

Hajduti shqiptar vjedh “thesarin” Cartier në Francë, por bën një gabim

Lapsi.al 3 April 2024
Hajduti shqiptar vjedh “thesarin” Cartier në Francë, por

Një 45-vjeçar shqiptar ka arritur të shtjerë në dorë një “thesar të vërtetë” të argjendarit të famshëm Cartier. Hajduti e kishte vjedhur atë gjatë hyrjes në dy banesa në Villepreux (Yvelines) në 29 tetor 2021. Shqiptari kishte arritur të merrte bizhuteri të shumta të blera nga një punonjës i Cartier.

Mes tyre gjendej një orë ari me vlerë 69 000 euro dhe një unazë panterë prej ari të bardhë me 175 diamante të vogla e vlerësuar në 19 800 euro. Në thesarin e vjedhur prej tij kishte edhe një gjerdan amuleti 20 200 €, një unazë 5 620 €, dy ora të tjera 18 400 € dhe 4,050 €… Në total, “plaçka” që ai arrti të bënte arrinte në 150 000 €.

Dhe asgjë nga këto nuk u gjet më. Hajduti i grabitjes nuk ishte gjetur derisa u bë krahasimi i një shenje gishti dhe një gjurme ADN-je që ai kishte lënë në vendin e ngjarjes. Nga kjo u vu re se autori ndodhej ndërkohë në burg i arrestuar për një tjetër vjedhje. Ai po vuan ndërkohë një dënim prej 18 muajsh në qendrën e paraburgimit Bois-d'Arcy.

Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat franceze do të gjykohet më 14 maj 2024 nga gjykata e Versajës. Mediat franceze shkruajnë se shqiptari kishte lëvizur edhe në Marok dhe Spanjë, por mesa duket në Francë kishte gjetur terrenin për ambiciet e tij kriminale. Prej hyrjes së tij në këtë vend, disa muaj më parë, atij i janë atribuuar rreth 30 akte.

Ai përdorte një metodologji shumë të thjeshtë: thyente një derë apo një dritare, hynte, merrte gjithçka gjente dhe vlente dhe më pas largohej. Përballë akuzave, shqiptari nuk foli duke kërkuar kohë. Në pritje të gjykimit, ai do të mbahet në paraburgim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI