Flash

“Hajde se burri nuk është”/ Burri zbulon tradhtinë e gruas nga fjalët e papagajve

Lapsi.al 3 April 2024
“Hajde se burri nuk është”/ Burri zbulon tradhtinë e

Shumë njerëz janë habitur kur kanë parë dy papagaj para hyrjes së gjykatës së Stambollit në Turqi. Duket e pabesueshme, por ata po shkonin të dëshmonin në një çështje divorci. Ishte një bashkëshort i tradhtuar që i donte ata dëshmitarë ndaj gruas së tij në sallën e gjyqit.

“Burri nuk është në shtëpi. Hajde”, - përsërisin dy zogjtë që e bënë kështu burrin të zbulojë tradhtinë e gruas së tij. Dhe ndaj në betejën ligjore, dy zogjtë morën rolin e protagonistëve. Për të konfirmuar rëndësinë e rolit të tyre, një foto, e cila është bërë virale në rrjetet sociale, i portretizon ata përpara Pallatit të Drejtësisë.

Me dy papagajtë në gjyq, të thirrur për të dëshmuar për tradhtinë bashkëshortore të gruas, a do të mundet i shoqi të vërtetojë akuzën? Tashmë fjalën e fundit e ka gjyqtari. Në Turqi, divorci, sipas Kodit Civil turk, mund të kërkohet nga njëri ose të dy bashkëshortët. Ndër shkaqet e zgjidhjes së martesës përfshihet edhe tradhtia bashkëshortore.

Nuk është hera e parë që papagajtë janë treguar të dobishëm në situata të veçanta "gjyqësore" dhe që të hyjnë në sallat e gjyqit, të thirrur për të dëshmuar në gjykatë. Madje ata kanë qenë dëshmitarë edhe në raste vrasjesh. Një nga këta zogj ishte edhe motiv i një krimi mes dy fqinjëve në Cagliari të Italisë, në vitin 2017. Vrasësi u dënua me 22 vjet burg. ©LAPSI.al

Turchia, pappagalli per scoprire tradimento: portati in tribunale

Të këshilluara

Ulsi Manja merr një zv.ministër të ri

Tedi Dobi do të jetë zëvendendësministri i ri i Drejtësisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, ndërsa prezantimi i Dobit është bërë nga vetë ...

20:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI