Flash

Edi Rama, ky kryeministër i një vendi me ekonomi bujqësore që premton eksporte ushtarake

Lapsi.al 3 April 2024
Edi Rama, ky kryeministër i një vendi me ekonomi bujqësore

Edi Rama duket se ka filluar të harrojë që vendi që drejton nuk është një vend industrial. Gjatë fjalës së tij në Qendrën e re të Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes, kryeministri deklaroi se po përgatisin një platformë të re të zhvillimit të industrisë ushtarake.

“Po përgatisim platformën e re të zhvillimit të industrisë ushtarake. Një platformë që sot është koha për ta përfshirë në të gjithë trupin legjislativ të republikës së Shqipërisë dhe pastaj mbi të për të nisur një valë investimesh në industrinë e mbrojtjes”, tha Rama.

Por nuk e la vetëm me kaq. Kryeministri i një vendi që s'prodhon asgjë deklaroi se brenda 2030-s Shqipëria do të fillojë eksporte ushtarake "Made in Albania".

“Ne kemi ambicie që brenda 2030 të kemi eksporte ushtarake të markës made in Albania. Ushtria jonë të fillojë të pajiset edhe me mjete ushtarake të markës made in Albania. Jemi vend i vogël por kemi aleatë të mëdhenj”, deklaroi Rama. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI