Flash

Veliaj kujtohet për ditëlindjen e aktores, kyç gojën për drejtorët e tij hajdutë

Lapsi.al 2 April 2024
Veliaj kujtohet për ditëlindjen e aktores, kyç gojën

Aktorja Margarita Xhepa, feston sot 90-vjetorin e lindjes. Një urim me këtë rast i ka ardhur edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Po të ishim në kushte normale dhe Bashkia Tiranë të mos ishte një gropë e zezë korrupsioni e shpërdorimi detyre, ky urim do të ishte një gjë krejt normale.

E vërteta është në fakt se kryebashkiaku i Tiranës ka kyçur gojën për drejtorët e tij që pasi zhvatën mbi 20 milionë euro nëpër tendera tashmë janë të arrestuar. Ai s'ka asnjë koment për këta.

Njësoj si shefi i tij Edi Rama edhe Erion Veliaj ka zgjedhur të mbrohet në heshtje të turpshme e sipas parimit të kryeministrit se ai s'ka dijeni për ata që hanë dardhë e mollë prapa krahëve të tij.

“Urime nga zemra ditëlindjen ? Margarita Xhepa, artiste e madhe dhe ikonë e artit shqiptar!”, shkruan Veliaj.

Kryebashkiaku i zhytur në korrupsion e i kapur me "preshë në duar" me kupolën e tij tenton të sfumojë aferat dhe të largojë përgjegjësinë nga vetja. Çfarëdo që të bëjë, Erion Veliaj nuk i ikën dot më kurrë damkës si hajdut me çizme nëse nuk jep llogari përpara drejtësisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tërmet në Mal të Zi

Një tërmet i fortë ka goditur Malin e Zi mbrëmjen e sotme. Forca e tërmetit ka qenë me magnitudë 4.4. Epiqendra e tërmetit ka qenë 12 kilometra nga Niksiqi, ndë...

21:50

Zjarr në klub nate në Stamboll, 29 të vdekur

Të paktën 29 persona kanë humbur jetën dhe një është plagosur nga një zjarr që ra në një klub nate në Turqi. Ngjarja ra në klubin “Masquerade” në bodrumin e një...

21:43

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI