Flash

SHBA/ Rekord ankesash për diskriminim dhe sulme kundër myslimanëve në 2023

Lapsi.al 2 April 2024
SHBA/ Rekord ankesash për diskriminim dhe sulme kundër

Rastet e raportuara të diskriminimit dhe sulmeve kundër muslimanëve dhe palestinezëve arritën nivele rekord në SHBA në vitin 2023 për shkak të islamofobisë dhe tensioneve të rritura pas shpërthimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës, sipas të dhënave nga organizata.

Ankesat arritën në 8,061 në 2023, një rritje prej 56% krahasuar me vitin e kaluar dhe numri më i lartë që kur Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR) filloi të mbante shënime gati 30 vjet më parë. Rreth 3,600 nga ato incidente ndodhën midis tetorit dhe dhjetorit, vuri në dukje CAIR.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë raportuar një rritje të islamofobisë dhe paragjykimeve anti- palestineze, si dhe antisemitizmit në mbarë botën, që nga shpërthimi i luftës më 7 tetor.

Ndër incidentet e raportuara në SHBA janë therja me thikë e 6-vjeçarit palestinezo-amerikan Wadea al-Fayoum në Illinois, vrasja e tre studentëve palestinezë në Vermont në nëntor dhe therja me thikë e një palestinezo-amerikani në Teksas në shkurt.

Raporti i CAIR thekson se viti 2023 pa “një rritje të urrejtjes anti-myslimane” në krahasim me vitin 2022, kur ankesat fillimisht ranë. Në nëntë muajt e parë të 2023 incidente të tilla ishin rreth 500 në muaj, përpara se të hidheshin në gati 1200 në muaj në tremujorin e fundit.

“Një shtytës kryesor pas kësaj vale islamofobie të shtuar ishte përshkallëzimi i dhunës në Izrael dhe Palestinë në tetor 2023”, thuhet në raport. Shumica e ankesave në vitin 2023 ishin për diskriminim në punë dhe arsim, në ofrimin e azilit, por edhe krime të urrejtjes.

Të këshilluara

5 të vdekur nga moti i keq në Poloni

Pesë persona humbën jetën ditën e sotme në jug të Polonisë si pasojë e pemëve që u rrëzuan nga erërat e forta. Mes të vdekurve ishte edhe një fëmijë. Në qyte...

19:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI