Flash

Një vajzë shqiptare e plagosur nga sulmi me armë në shkollën në Finlandë

Lapsi.al 2 April 2024
Një vajzë shqiptare e plagosur nga sulmi me armë në

Një fëmijë ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë, si pasojë e të shtënave në një shkollë në Finlandë. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka bërë të ditur se një vajzë, shqiptare nga Kosova, është në mesin e personave të plagosur në sulmin që ka ndodhur në orët e paradites në një shkollë në Finlandë.

Ministria ka thënë përmes një postimi në Facebook se Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm është në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e vajzës.

Si pasojë e sulmit në shkollën Viertola në qytetin Vanta të Filandës, ka vdekur një fëmijë dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë.

Sipas zytarëve policorë, tri viktimat janë të moshës 12-vjeçare, ashtu sikurse i dyshuari, i cili fillimisht ka ikur, por më pas është ndaluar nga autoritetet.

Prindërit u kanë thënë mediave finlandeze se të shtënat kanë ndodhur në një klasë në shkollën Viertola në Vantaa, në veri të kryeqytetit Helsinki.

Policia ka thënë se ka arritur në shkollë brenda nëntë minutave.

Shkolla i ka rreth 800 nxënës nga klasa e parë deri te e nënta, si dhe një staf prej 90 njerëzve, sipas autoriteteve lokale.

Finlanda është përballur me incidente të tilla edhe në të kaluarën.

Më 2007, Pekka-Eric Auvinen pati vrarë shtatë nxënës, infermieren e shkollës, drejtorin dhe veten me një pushkë dore në shkollën e mesme “Jokela”, afër Helsinkit.

Një vit më vonë, më 2008, Matti Saari, një tjetër student, pati shtënë me armë në një shkollë profesionale në veriperëndim të Finlandës. Ai i ka vrarë nëntë studentë, një anëtar të stafit të shkollës dhe pastaj veten.

Finlanda e ka ashpërsuar ligjin për armëmbajtjen më 2010. Ajo e ka ndryshuar edhe moshën e lejuar për armëmbajtje, nga 18 në 20 vjeç. /REL

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI