Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Këlliçi: Drejtorët e Veliajt vodhën edhe paratë e klorit të ujësjellësit

Lapsi.al 2 April 2024
Këlliçi: Drejtorët e Veliajt vodhën edhe paratë e

Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi thotë se ka marrë informacione mbi tenderin e glorifikimit të ujësjellësit të Tiranës të vitit 2016, përmes të cilit sipas tij janë vjedhur 600 mijë euro. Këlliçi tha se paratë janë vjedhur, kanë bërë sikur kanë hedhur klor në ujësjellësin e Tiranës, ndërsa UKT drejtohej nga Redi Molla dhe Mariglen Qato.

“Këta kanë terrorizuar qytetarët e Tiranës, kanë terrorizuar qytetin e Tiranës”, - tha Këlliçi në emisionin e Adi Krastës, “A show” në Syri Tv. Ai u shpreh se nga moment kur nisi arrestimi i drejtorëve po ndodh një gjë pozitive, pasi po na mbërrijnë informacione mbi abuzimet e kësaj bande, mbi vjedhjet që kanë bërë.

“Unë dhe ekipi po ndjekim paratë që Erion Veliaj dhe banda e tij po vjedhin dhe i investojnë në biznese. Këtë nuk po bën SPAK sot, nuk po ndjek paratë”, - tha Këlliçi.

Sipas tij, kjo histori nuk mund të mbyllet duke i vënë kapak me disa arrestime drejtorësh, që do të bëjnë 1 vit burg dhe më pas të marrin dhjetëra milionë euro. Këlliçi tha se hetimet e SPAK kanë nxjerrë në pah se në atë që njihet si dosja ‘5D’ përfshihen shumë më shumë se 5 drejtorët.

Këlliçi tha se Erion Veliaj është i kapur me duart brenda te Inceneratori i Tiranës dhe në dosjen ‘5D’. Këlliçi tha se Veliaj duhej të ishte marrë në hetim apo të ishte me masë sigurie nga SPAK, gjë që s’po ndodh.

“I gjithë zinxhiri drejtues i Bashkisë së Tiranës janë 3 në burg, 6 me masa sigurie, 7 nën hetim, pra janë 16 drejtorë, e gjithë kupola e bashkisë, që mund të shkojnë të gjithë në burg”, - tha Këlliçi.

Ai tha se Bashkia e Tiranës është shndërruar në tempullin e korrupsionit.

“Janë vjedhur 100 % fondet, janë të përfshirë të gjithë ata që përbënin shtabin elektoral të Erion Veliajt në zgjedhjet e 14 majit. Kemi një problem që përveç Syri TV dhe disa mediave të tjera, pjesa tjetër e mediave ushqehen me paratë e Velijt, ndaj dhe nuk flasin për të.

Taulant Tushe ishte shefi i shtabit drejtues të Erion Veliajt, Mariglen Qato ishte i deleguar politik, Eglantina Zëre po kështu. Keni Arben Malokun, i kapur në një tjetër skemë si dosja ‘5D’, por këtij i kemi kapur që ka vjedhur vetëm 6 mln euro”, - tha Këlliçi.

Ai tha se linçimin, blerjen e votave dhe vjedhjen që ka bërë kjo bandë, nuk e falin qytetarët e Tiranës. Sipas tij, Veliaj po lëshon drejtorët një nga një, njëlloj siç po bën Edi Rama, për të shpëtuar veten e tij.

“Erion Veliaj harron se nuk është Edi Rama. Edhe këta drejtorë që sot po shkojnë në burg, një ditë do të ndërgjegjësohen. Është një vjedhje e paparë, vjedhin taksat tona, pastaj krijojnë biznese, marrin statusin, përjashtohen nga taksat”, - tha Këlliçi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tërmet në Mal të Zi

Një tërmet i fortë ka goditur Malin e Zi mbrëmjen e sotme. Forca e tërmetit ka qenë me magnitudë 4.4. Epiqendra e tërmetit ka qenë 12 kilometra nga Niksiqi, ndë...

21:50

Zjarr në klub nate në Stamboll, 29 të vdekur

Të paktën 29 persona kanë humbur jetën dhe një është plagosur nga një zjarr që ra në një klub nate në Turqi. Ngjarja ra në klubin “Masquerade” në bodrumin e një...

21:43

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43