Flash

Forcat izraelite sulmojnë autokolonën e ndihmave, vrìten 7 punonjës humanitarë të organizatës

Lapsi.al 2 April 2024
Forcat izraelite sulmojnë autokolonën e ndihmave, vrìten 7

Qytetarë nga Australia, Britania dhe Polonia ishin në mesin e shtatë personave që punonin për organizatën World Central Kitchen të kuzhinierit të famshëm Jose Andres, të cilët u vranë në një sulm ajror izraelit në Gazën qendrore.

Punonjësit, në mesin e të cilëve palestinezë dhe një me shtetësi të dyfishtë, amerikane dhe kanadeze, po udhëtonin me dy makina të blinduara me logon e WCK-së dhe një automjet tjetër, thuhet në një komunikatë të grupit.

Pavarësisht bashkërendimit të lëvizjeve me Forcat Mbrojtëse të Izraelit, autokolona u godit ndërsa po dilte nga magazina e saj në Deir al-Balah, pasi shkarkoi më shumë se 100 tonë ndihma ushqimore humanitare të sjella në Gaza nga deti, thuhet në njoftim.

“Ky nuk është vetëm një sulm kundër WCK-së, ky është një sulm ndaj organizatave humanitare që shfaqen në situatat më të rënda ku ushqimi përdoret si armë lufte”, tha Erin Gore, shefi ekzekutiv i organizatës World Central Kitchen.

“Kjo është e pafalshme”, tha ai.

Ushtria izraelite tha se po kryente një hetim të plotë në nivelet më të larta, për të kuptuar rrethanat e atij që e quajti një incident tragjik.

“Forcat Mbrojtëse të Izraelit po bëjnë përpjekje të mëdha për të mundësuar dërgimin e sigurt të ndihmave humanitare dhe ka punuar ngushtë me WCK-në në përpjekjet e saj jetike për të ofruar ushqim dhe ndihmë humanitare për popullsinë në Gaza”, thuhet në një njoftim të ushtrisë izraelite.

Jose Andres, i cili filloi punën e WCK-së në vitin 2010 duke dërguar kuzhinierë dhe ushqime në Haiti pas një tërmeti, më herët tha se ishte zemërthyer dhe i pikëlluar për familjet dhe miqtë e atyre që humbën jetën.

Izraeli “duhet t’i jap fund kufizimit të ndihmës humanitare, t’u jap fund vrasjeve të civilëve dhe punonjësve të ndihmës dhe të ndalojë përdorimin e ushqimit si armë…”, shkroi ai.

Në një deklaratë, grupi islamik Hamas tha se sulmi kishte për qëllim terrorizimin e punonjësve të agjencive ndërkombëtare humanitare, duke i penguar ata në misionet e tyre.

Kryeministri australian Anthony Albanese, konfirmoi vdekjen e punonjëses 44 vjeçare të ndihmës, Lalzaëmi “Zomi” Frankcom dhe tha se qeveria e tij ka kontaktuar Izraelin për të kërkuar që autorët të mbahen përgjegjës.

“Kjo është një tragjedi njerëzore që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë, që është plotësisht e papranueshme dhe Australia do të kërkojë përgjegjësi të plotë”, tha ai në një konferencë shtypi të martën.

Kryeministri Albanese tha se civilët e pafajshëm dhe punonjësit humanitarë duhet të mbrohen dhe përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim të qëndrueshëm në Gaza dhe për më shumë ndihma.

“Ne jemi zemërthyer dhe thellësisht të shqetësuar nga sulmi që vrau punonjësit e ndihmës të WCK-së në Gaza”, shkroi në rrjetet sociale zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Adrienne Watson.

“Punonjësit e ndihmës humanitare duhet të mbrohen pasi ata ofrojnë ndihma që nevojiten dëshpërimisht dhe ne i bëjmë thirrje Izraelit të hetojë me shpejtësi atë që ndodhi”, shkroi ajo. /VOA

Të këshilluara

5 të vdekur nga moti i keq në Poloni

Pesë persona humbën jetën ditën e sotme në jug të Polonisë si pasojë e pemëve që u rrëzuan nga erërat e forta. Mes të vdekurve ishte edhe një fëmijë. Në qyte...

19:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI