Shpesh në investigimet hetimore duhet një element, një provë e pakundërshtueshme apo një fakt në mënyrë që ajo që e dinë të gjithë, të bëhet e pakundërshtueshme në sytë e gjykatës. Sikurse rezulton nga dosja e kompanisë 5D që çoi në burg tre nga drejtorët më të rëndësishëm të Erion Veliajt, që i jepinin tenderat dhe punët publike vetëvetes, kjo provë është gjetur në celularin e punonjëses së 5D, Jonida Hoxhajt dhe të koleges së saj Jona Bejko.
LEXO ME TEJ:
Përgjimet/ A ishte Erjon Veliaj pronari i vërtetë i kompanisë “5D”?
Nga bisedat e nxjerra prej tyre dëshmohet se Jonida Hoxha si ekonomiste e firmës i raportonte Maringlen Qatos dhe Redi Mollës për rezultatet financiare duke i trajtuar ata si pronarë de facto.
Pasi ish kandidati humbës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi denoncoi në publik kompaninë 5D, hetuesve të SPAK i duheshin dhe provat. Dhe ato u gjetën në kur vendosën të sekuestrojnë kompjuterat e kompanisë dhe aparatet celularë të disa prej punonjësve kryesorë. Njëri prej tyre qe dhe celulari i ekonomistes që kishte filluar punë në qershor 2020.
Nga kontrolli i telefonit janë gjetur komunikime të saj me Mariglen Qaton, drejtor i kontrollit të teritorit në bashki e njëkohësisht edhe pronar i 5D.
Andi Bushati:Drejtorët e Veliajt, këta hajdutë përtacë
Sipas SPAK-ut, më 15 tetor të 2020, Jonida Hoxhaj nëpërmjet adresës "[email protected]" i ka dërguar Mariglen Qatos në adresën "[email protected]" email-in me subjekt "Raporte Financiare Qershor-Shtator 2020".
"Përshendetje! Bashkëngjitur do të gjeni Raporte Financiare për muajin qershor, korrik, gusht, shtator 2020. Brendu edo file-i exel ka raporte lidhur me: 20 1-Permbledhese të ardhura shpenzime per vitet 2018-2020 detajuar sipas projekteve. 2. Permbledhese e detajuar te ardhura shpenzime sipas projekteve per periudhen 1 Janar 2020-muajin perkates. 3. Permbledhje e detajuar te ardhura shpenzime sipas projekteve per muajin perkates 4. Situacion Klient Furnilor. 5. Ditar Arka-Banka", thuhet në dosjen hetimore për përmbajtjen e email-it.
Pra ekonomistja e firmës informonte Qaton mbi të dhënat financiare të kompanisë duke e ditur se ai është shefi i saj.
Po kështu, prokurorët e SPAK-ut kanë siguruar edhe komunikime telefonike midis Jonida Hoxhajt, Mariglen Qatos dhe Redi Mollës. Por celulari i Jonida Hoxhajt nuk ka rezultuar i vlefshëm për hetuesit vetëm nga pikpamja profesionale. Ajo e ka rënduar pozitën e pronarëve faktikë të kompanisë 5D edhe me bisedat private që ka zhvilluar.
Kështu në prill të 2023, pasi Belind Këlliçi bën denoncimin e parë publik, punonjësja flet me një shoqen e saj, Manjola Bunguri, e cila e habitur e pyet: Po ku i di ky? I paskan gjet të gjitha...Ndërsa Jonida e siguron se faktikisht shefi i tyre nuk figuron në asnjë vend.

Pjesë nga Dosja hetimore:
Në datën 26.04.2023 shtetasja Manjola Bunguri i dërgon shtetases Jonida Hoxhaj linkun me lajmin e publikuar në media në lidhje me denoncimin publik të shtetasit Belind Këlliçi për shoqërinë "5D Konstruksion" sh.p.k. Midis tyre zhvillohet biseda si më poshtë:
Manjola: Title: Syri TV on Instagram: "Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojme, Belind Kelliçi denoncoi skemën e përfitimit të miliona eurove permes tenderave dhe lejeve të ndërtimit, nga drejtori i IMT-së, në Bashkinë e Tiranes, Mariglen Qato.
Jonida: "Manjola he mi...... uaa ca d... ky".
Manjola: "Une se dija qe ishin 5... E dija 3.... Po si i ka gjet te gjtha".
Jonida: "ky eshte d... le te bej gam gam kot". Skan nje tamam... Po me beri përshtypje si i din".
Jonida: "po
Manjola:"Te gjith te PD kot jan ca di ky i... ai sfiguron ne asnje vend".
A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?
Po ashtu tejet të rënda janë edhe bisedat private të punonjëses tjetër Jona Bejko. në dosjen hetimore thuhet:
“Gjatë hetimeve paraprake është sekuestruar telefoni celular i shtetases Jona Bejko punonjëse në shoqërinë “5 D Konstruksion” shpk për të cilin është kryer ekspertimi teknik si dhe kqyrja dhe analizmi i të dhënave të përfituara nga akti i ekspertimit.
Rezulton se Bejko ka pasur biseda me interes me një individ të identifikuar si Arban, me të cilin ka zhvilluar një sërë bisedash, që lidhen me punën e saj të përditshme. Në datën 06.01.2023 Jona Bejko i dërgon bashkëbiseduesit një foto ku duket një objekt dhe më pas midis tyre zhvillohet kjo bisedë:
Jona Bejko: Këtë hotelin po e bëjmë ne. Është aksioner pronari jonë, Lali Eri e këta. Dhe unë marr vetëm 600 mijë lekë të qelbta. Plasi lufta këtej nga zyra. U zu me shefen e financës keq fare Nestori. Ajo i përplas derën në fytyrë. Ky e përzë në shtëpi. Qr mirë që s’u rrafën se ke idenë çfarë bëri këtu. Me të thënë Nestori pra hapur fare në anën e kujt je.

Po ashtu Jona Bejko duke shkembyer mesazhe me të njëjtin përmend sërish kryebashkiakun Erion Veliaj. Në bisedë, Jona i thotë bashkëbiseduesit me emrin Arben se drejtori i saj Redi Molla është i dyti pas 'lalit', pseudonim i përdorur për kryebashkiakun. Po ashtu ajo ka theksuar se Molla i ka kërkuar që te merret dhe me partinë.
Pjesë nga Dosja hetimore:
Arben: "Asgje".
Jona: "Jo mku then e mua,. Njeres nga juristet e kshu... Tu be prapaskena... Po se un rrija me juristet... Njera mbesa e njerit nga pronaret... tjetra e kishte sjell pronari... Anxhi kusho pronarit”.
Arben: "Po mke then".
Jona: “Dhe ngaqe rrija vetem me ato..... Mtha mua anen e kujt je”.
Arbeni: "Po ti ca i the".
Jona: “Sjam ne anen e askujt... Kam ardh per tbere punen,,, Po kshu si me te qeshur,....... Po mftoj dhe njeher per kafe... Qe tmerresh me partine te lagja,... I thash prandaj kam zgjedh tpunoj ne privat, qe mos i bej fresk njeriu... Po se ai i joni eshte i 2 mbas lalit".
Arban: "Si quhet ai”.
Jona: "Ta them kur flasim”.
Në datën 14.07.2023 midis shtetases Jona Bejko dhe personit me emrin Arben është zhvilluar një bisedë tjetër me interes, si më poshtë:
Jona: "E beri Jonida punen e vet.... Shkoj te pronari ja numeroj tek e tek....... Tgjitha... Dua sa me shume info tha ai qe tmos ket arsye me ky ta kundershtoj........ Dhe mua me rriti rrogen prape.... Se i tha kjo vetem Jona punon... Dhe i kishte thene mos e ver ne dijeni Nestorin fare.... Po e pa thuaj me mka then Redi".
Arban: "Si e ka mbiemrin ky Redi".
Arban: "Sa ?",
Jona: "Molla",
Jona: "80,000.... Njesoj me kte".
Armand Shkuaku: Arrestimet në Bashki/ SPAK si magazinë fruta- perimesh
Pra ndonëse ajo që bënin drejtorët e Veliajt ishin një sekret publik që e dinin të gjithë, sekuertimi i celularëve të të dy Jonave, punonjëse në 5D, përmban provat e pakundërshtueshme për fundosjen juridike të tyre.
©Lapsi.al