Flash

Berisha për vjedhjen e taksave "Pështyjeni Erjon Velinë po ta shihni në rrugë"

Lapsi.al 2 April 2024
Berisha për vjedhjen e taksave "Pështyjeni Erjon Velinë po

Kreu i opozitës, Sali Berisha ka reaguar për vjedhjen e miliona eurove nga taksat e qytetarëve në bashkinë e Tiranës nga vetë drejtorët e këtij institucioni. Gjatë fjalimit që mbajti këtë të martë nga shtëpia e tij, ku po qëndron nën arrest, Berisha u bëri thirrje qytetarëve pështyjnë Erjon Veliajn nëse e shohin në rrugë, ta gjuajnë me vezë apo me domate si një vjedhës që qëndron në krye të bashkisë.

"Një i quajtur Edi Molla, me një ndërmarrje më një puntor, pa bilanc, ndërton hotel 20 milion euro në Durrës. Dhe punonjësja thotë: Eshtë i Lali Erit! Si mund të hyjë më në bashki hajduti? Nxirreni për zverku! Pështyjeni po ta shihni. Gjuajini me domate! Gjuajini me vezë! Largojeni hajdutin nga bashkia!" u shpreh Berisha.

"Erjon o horr! Mos u duk më në bashki! Jep dorëheqjen menjëherë!" ishte thirrja e Berishës për Velinë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha paralajmëroi një protestë të premten në orën 11 nga Aleanca e teatrit para bashkisë së Tiranës, ku i bëri thirrje të gjithë mbështetësve të opozitës t'i bashkohen për dinjitetin e Tiranës.

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI