Flash

Aksidenti tragjik në Greqi/ Lule dhe lot në vendin ku Elisa dha frymën e fundit

Lapsi.al 2 April 2024
Aksidenti tragjik në Greqi/ Lule dhe lot në vendin ku Elisa dha

Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në Greqi, ku dy gra kanë humbur jetën, njëra prej tyre shqiptare. Viktimat kanë qenë duke pritur autobusin dhe një automjet ka kaluar me shpejtësi dhe i ka marrë përpara. 21-vjeçarja me origjinë shqiptare, Elisa Doka u dërgua e plagosur në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë. Ndërkohë ditën e sotme miq dhe të afërm të viktimave kanë kryer homazhe në vendin ku ndodhi aksidenti i cili u mori jetën tragjikisht dy grave.

Miq të 21-vjeçares që studionte për Infermieri ndezën qirinj dhe lanë lule në vendin e aksidentit në Patridë. Dëshmitë e banorëve të zonës për aksidentin tragjik janë tronditëse. Ata treguan se zhurma e përplasjes ishte e madhe, ndërsa tregojnë se 68-vjeçarja u hodh 25 metra më tej nga makina.

“Ne zbritëm dhe pamë se çfarë ndodhi. Kishte një zhurmë të madhe. Ishte si tërmet! Nuk ka fjalë, çfarë të them. Humbëm një nga fqinjët tanë më të rinj. Pashë makinën në oborrin tim dhe gruaja u hodh 25 metra. Nuk e pashë fare vajzën. Të dy prisnin të shkonin në Veria. Shoferi tha se kishte marramendje”, tha një banor, duke përshkruar pamjet e rënda që ka parë.

Në vendngjarje kanë qenë miqtë dhe kolegët e 21-vjeçares.

“Vajza po priste këtu në stacionin e autobusit për të shkuar në spital për të parë tezen e saj. Ajo ishte duke studiuar për infermieri”, shprehen miqtë e vajzës së re.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI