Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Kush është drejtoresha e bashkisë që i shpëtoi burgut

Lapsi.al 1 April 2024
Kush është drejtoresha e bashkisë që i shpëtoi burgut

Mes drejtorëve të Bashkisë Tiranë që kanë marrë pjesë në tendera fiktivë nuk janë vetëm Taulant Tushe, Maringlen Qato dhe Redi Molla. Një nga personat e dosjes “5D”, e përfshirë në skemën korruptive bashkë me ish-drejtorë dhe ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë Tiranë është Eglantina Zere.

Zere, një nga të ‘përkëdhelurat’ e bashkisë së kryeqytetit më parë ka qenë në krye të Tirana Parking dhe më pas ka kaluar në drejtorinë e gjelbërimit. Sipas njoftimit fillestar të SPAK Zere akuzohej se ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k” duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt.

LEXO ME TEJ:

Përgjimet/ A ishte Erjon Veliaj pronari i vërtetë i kompanisë “5D”? 

“Janë mbledhur provat e nevojshme që provojnë faktin se shtetasja Eglantina Zere në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Tirana Parking”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k”, e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt.

Andi Bushati:Drejtorët e Veliajt, këta hajdutë përtacë

Shtetasja Eglantina Zere ka pasur komunikime direkte me shtetasin Nestor Muhametllari, administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k dhe vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k.”, njoftoi dje SPAK për Zeren''. Lapsi.al ka arritur të sigurojë bisedat që figurojnë në dosjen e gjykatës ku ajo i drejtohet administratorit të kompanisë fituese 5D me termin "LAL" (shiko poshte në fund të shkrimit). 

Sipas veprës së kryer ajo duhet të kishte pasur të njëjtin fat si homologët e saj drejtorë, por ajo nuk përfundoi në pranga si pasojë e disa kushteve lehtësuese.

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

E para se ishte femër, e dyta se shuma e tenderit që ajo kishte manipuluar nuk ishte e madhe dhe së treti se ishte e martuar dhe kishte në përgjegjësi një fëmijë të vogël, vendosi gjykata. Për këto arsye vendimi për të, nga një tjetër gjyqtare femër, Rudina Palloj, ishte vetëm pezullim nga detyra dhe detyrim paraqitje.

©Lapsi.al

 

 

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI