Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Këlliçi: Pas kompanisë "5D" qëndron Veliaj, SPAK duhej ta merrte në hetim

Lapsi.al 1 April 2024
Këlliçi: Pas kompanisë "5D" qëndron Veliaj,

Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, një nga denoncuesit e kompanisë 5D dhe që inicoi hetimin e SPAK për drejtorët e bashkisë së Tiranës thotë se në këtë aferë është i përfshirë edhe Erion Veliaj. Sipas Këlliçit, Veliaj ka deleguar drejtorët që të merreshin me këtë kompani.

“Denoncimi e parë e kam bërë gjatë fushatës në rastin e rrugës Xhon Belushi. Denoncimin e dytë e kam bërë për fabrikën e asfaltit në Krrabë. Kjo ngrehinë punon me lekë në dorë dhe i gjithë afalti që shtrohet në Tiranë merret pikërisht këtu. Kam depozituar në SPAK një material shumë të detajuar lidhur me ‘5D’.

Të kthesh një institucion publik në një kompani private ky është rasti i parë që ndodh dhe është pikërisht kjo kompania ‘5D’. Elvin Tivari është një tjetër drejtor, përveç atyre 3 të arrestuarve, që na rezulton pronar hoteli në Dhërmi, po bëheshin gati të ndërtonin hotelin e dytë, por që duket se u stopuan”, - tha Këlliçi në emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv.

Truri i gjithë kësaj skeme është Erion Veliaj, tha Këlliçi, duke shtuar se e gjithë skema e krijuar nga Veliaj, ka funksionuar dhe po funksionon edhe tani. Ai u shpreh se dosja e SPAK përmban 100% kallëzimin që ka depozituar, me përjashtim të 65 faqeve të para, që janë përgjimet, që u zbuluan pas bastisjes nga SPAK në banesat apo zyrat e ‘5D’. Këlliçi u shpreh se Veliaj ka dijeni të plotë lidhur me çka ndodhur.

“Punonjësja e kompanisë ‘5D’ pohon se Erion Veliaj është aksioner në hotelin në Durrësit dhe nuk e kuptoj pse GJKKO nuk e merr nën hetim”, - tha ai. Këlliçi tha se pas zbulimit të kësaj skeme që rezulton se drejtorët kanë vjedhur 29 mln euro, në rastin më minimal Veliaj duhet të largohet si i paaftë për të drejtuar Bashkinë, kur nuk e di që drejtorët e tij vidhkan 29 mln euro. /Lapsi.al

Të këshilluara

Rruga Orikum-Dukat hapet brenda dy javësh

Aksi rrugor Orikum-Dukat do të vendoset në dispozicion të qytetarëve dhe automjeteve Brenda dy javëve, pasi punimet janë në fazën e fundit të tyre. Gjatë ins...

19:16

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI