Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Gjermania legalizon kanabisin, lejohen deri në 80 cigare me vete

Lapsi.al 1 April 2024
Gjermania legalizon kanabisin, lejohen deri në 80 cigare me vete

Nga kjo e hënë 1 prill, ka hyri në fuqi ligji i legalizimit të kanabisit në Gjermani.

Legalizimi i bimës narkotike bën që të lejohet mbajtja e deri në 25 gramë kanabis të tharë për përdorim personal si dhe kultivimi i bimës në shtëpi.

Qytetarët do të mund të kultivojnë deri në tre bimë dhe të kenë në banesat e tyre dhe të disponojnë deri në 50 gramë kanabis të tharë.

Një dozë mesatare është vlerësuar në 0,3 gramë për cigare dhe sasia prej 25 gramë i lejon përdoruesit të mbajnë rreth 80 cigare, në një rreze prej 100 metrash larg shkollave, kopshteve, këndeve të lojërave dhe objekteve sportive publik

Po ashtu ndalohet plotësisht edhe konsumimi në rrugët e këmbësorëve nga ora 7:00 deri në orën 20:00 të mbrëmjes.

Është parashikuar që duke filluar nga 1 korriku kjo substancë mund të merret legalisht përmes “klubeve të kanabisit”. Numri i anëtarëve të tyre do të jetë i kufizuar në 500 dhe klubet do të mund të shpërndajnë maksimumi 50 gramë në muaj për anëtar.

Të rriturit nën moshën 21 vjeç do të kenë të drejtën e 30 gramë kanabis, përmbajtja e THC e të cilit, një nga molekulat kryesore psikoaktive, nuk duhet të kalojë 10%.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI