Flash

Greqia armatoset, në vitin 2030 pritet të ketë 200 avionë luftarakë modernë

Lapsi.al 1 April 2024
Greqia armatoset, në vitin 2030 pritet të ketë 200 avionë

Gjatë një vizitë në Drejtorinë e Përgjithshme të Pajisjeve dhe Investimeve, Ministri grek i Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Dendias, duke monitoruar zbatimin e programit për fuqizimin e forcave të armatosura bazuar në Agjendën Kombëtare 2030 ka theksuar, ashtu si edhe kryeministri Mitsotakis se sa e rëndësishme është për vendin reforma më e madhe që ka ndodhur ndonjëherë në Forcat e Armatosura Greke.

“Kjo agjendë, duke filluar para së gjithash me Forcën Ajrore, parashikon që në vitin 2030 Greqia të ketë 200 avionë modernë të gjeneratës 4.5 dhe të 5, me heqjen graduale nga përdorimi të avionëve të gjeneratës së tretë dhe të 4-të.Në të njëjtën kohë, ajo parashikon forcimin dhe modernizimin e flotës sonë. Programi për blerjen e fregatave të reja të FDI tashmë është duke u zhvilluar”, u shpreh ministri, Nikos Dhendias.

Gjithashtu, ka theksuar Dhendias po konsiderohet edhe pjesëmarrja e vendit në projektimin dhe ndërtimin këtu në Greqi të fregatave të reja të tipit Constellation, si dhe zgjidhjet optimale për periudhën e ndërmjetme nëpërmjet krijimit edhe të një ekosistemi të inovacionit të mbrojtjes.

“Duam të ndryshojmë realitetin që ekziston me blerjen e armatimeve të huaja nga rafti. Të forcojmë industrinë tonë të mbrojtjes dhe të vazhdojmë me prodhime të avancuara të shumëfuqishme. E kam fjalën për dronët, për anti-dronët, për armët që do të krijojnë një ombrellë kundërajrore mbi atdheun tonë, për mjetet që lëvizin në mënyrë autonome, për skafet që lëvizin në mënyrë autonome, në det dhe nën det”, tha Dhendias.

Dhendias ka theksuar se po bëhen përpjekje për të krijuar një realitet të ri për Forcat e Armatosura greke dhe siç ka thënë , për këtë ka bindje të plotë se ekziston mbështetja e të gjithë sistemit politik dhe veçanërisht e shoqërisë greke./TCh

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI